• |
ide | kryesore

IKMT dy javë në bregdet, 61 objekte të shembura, 29 të arrestuar dhe 94 milionë lekë gjoba

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dy javë të operacionit “Bregdeti Ynë” janë shembur 61 objekte të ndërtuara pa leje. Shifrat i bën publike ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa shton se gjobat e vendosura ndaj subjekteve deri më tani kapin vlerën e 94 milionë lekëve. Ndërkohë numri i të arrestuarve është 29. Dy ditë më parë IKMT e shtriu operacionin në Kepin e Rodonit në Durrës ndërsa do të vijojë në ditët e ardhshme edhe në zona të tjera bregdetare. Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi më 7 qershor dhe do të vijojë përgjatë gjithë këtij muaji. Më pas IKMT dhe Policia e Shtetit do të nisin shembjen e objekteve pa leje në Zonat e Mbrojtura, si dhe në pjesë të tjera të territorit. Me ndryshimet në Kodin Penal janë ashpërsuar masat ndëshkuese për ata që ndërtojnë pa leje. Për herë të parë penalitetet bien mbi të gjithë zinxhirin ndërtimor.



1 Comment

  1. Kur qeveria ka ligjin, policin, drejtesine, median, keshtu ndodh. Po te kishte media te pavarur do

    verifikonin sa objekte jane prishur ku pronaret jane votues te PS dhe sa kur jane votues te

    opozites. Eshte e sigurt qe te gjitha objektet e prishura i perkasin votuesve opozitare dhe asnje

    votueseve te PS-se. Tjetra sa resortye dhe hotele jane prishur Asnje. Te gjitha i perkasin njerzve

    te varfer e te pambrojtur. Pse hotelet dhe resortet luksoze jane paisur me leje ? Sepse ata

    jane te partise ose se kane dhene rushfet te majme. ketu eshte nje shtet qe vepron me dy

    standarte, njeres pale i jep leje ndersa tjetres i con fadromen dhe i rrafshon shtepine ose pronen.

    ky lloj shteti duhet shenbur me cdo mjet dhe te ngreihet nje shtet ku te gjithe te jene te

    barabarte para ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *