• |
ide | kryesore

Kapshticë, rritet numri i hyrjeve, fluks edhe nga Maqedonia e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri i hyrjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është rritur. Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet Kapshticës kanë hyrë 415 shtetas. Gjatë ditëve të fundit është shtuar numri i hyrjeve aq sa nga dita e premte e javës së kaluar, kanë hyrë më shumë se 2100 shtetas. Duke regjistruar kështu numrin më të madh të hyrjeve që nga mbyllja e njëanshme e kufirit nga pala greke.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit në Qafë Thanë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë dhe anasjelltas kanë hyrë dhe kanë dalë më shumë se 7000 shtetas shqiptarë e të huaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *