• |
ide | kryesore

Në tentativë për t’u fshehur nga policia/ Furgoni që transportonte sirianët përplas 5 makina

-Instant, Lajme, Të fundit



Një furgon që transportonte emigrantë të paligjshëm sirianë është përplasur me 5 makina të tjera brenda një blloku banimi në Elbasan. Në tentativë për t’íu fshehur policisë që po e ndiqte, furgoni i cili sapo kishte lënë 20 sirianë tek Thesari, ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete të banorëve që kishin parkuar aty. Kur pa që rruga ishte e bllokuar në dalje, shoferi braktisi automjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *