• |
ide | kryesore

ONM s’i ndahet Elisabeta Imerajt, i kërkon ILD-së shkarkimin e saj nga detyra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



ONM ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Elisabeta Imeraj. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Në njoftim thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 21.6.2021.

Po sot, më datë 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Rekomandimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është publikuar në faqen zyrtare të Institucionit të Komisionerëve Publikë: http://ikp.al/rekomandime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim



4 Comments

  1. KJO DO TE ZGJATET DERI SA EDI RAMA TE MER NE CELULAR DHE DO TA KALOJN KETE BUSHTER MUTI

  2. Buqja qa lesh kry prok ajo kur del dhe shan opoziten dhe liderin e saj, dmth ligjin e ben ai qe esht ne pushtet hhhaaaaa. Ik o buqe lavire ik se ke ber fak sa ke habitur dhe qobenet e qeveriut.

  3. Ou po ai Fevzo dhe Sandri i bene edhe gjithe at intervist per ta ber heroine qe mos ti benin ankim. Edhe tope channel i beni interviste per heroizmat e saj. Gjynaf gjith ai mund e djers e shkuar kot

  4. Shume qesharake. Porse ONM ja fut pordhes kot. Kjo shoqja e shoqes Etilde nuk eshte aset i vyer per Partine. Prokuroria e Tiranes eshte e organizuar ne menyre te tille tamam si nje shtojce e PS. Dhe nuk e leshon Lal Eri. ONM thjesht sa justifikon paret se gje tjeter nuk nxjerr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *