• |
ide | kryesore

Policia zbulon me dron të mbjella me kanabis, arrestohet një 27-vjeçar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Patos, teksa Policia po kryente kontrolle me dronë, ka gjetur të mbjella me bimë narkotike. Më pas, policët kanë shtruar në terren, ku kanë ushtruar kontrolle në disa banesa. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë, 27-vjeçari E. H., banues në Patos.

Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjetën sasi të konsiderueshme droge.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *