• |
ide | kryesore

Sergio Ramos te Roma: Mourinho tenton ish-mbrojtësin e tij përmes një strategjie ‘italiane’

-Instant, Sport



Lojtarë të gatshëm për të provuar ngjitjen drejt suksesit në kohën më të shkurtër të mundshme, ky është projekti i Romës që ka zgjedhur qëllimisht José Mourinho, e që po krijon idenë edhe përmes objektivëve të merkatos. Pas emrave të Xhakës dhe Rui Patricios, tani portugezi po provon të sjellë në kryeqytet Sergio Ramos, që do të largohet nga Real Madrid në fund të muajit. Cilësi, karakter, prestigj dhe përvojë për verdhekuqtë të cilët – edhe falë Dekretit të famshëm të Rritjes – propozojnë një dyvjecare prej 7.5 milion euro neto në sezon, por duhet të përballen me disa konkurrentë.

Shifra të rëndësishme (Roma në ofertë do të vendoste 10 milion euro bruto në vit) por gjithsesi më të ulëta se afërsisht 12 milionë neto në vit që merrte mbrojtësi nga Blancos. Një mekanizëm tjetër i favorshëm, siç ka ndodhur tashmë për shembull me Cristiano Ronaldon, mund të jetë ai i Thesarit, që nga viti 2017 të lejon të paguhet një shumë prej 100,000 eurosh, duke zhvendosur rezidencën e taksave në Itali në mënyrë që të stimulohen ata me pasuri të lartë dhe të ardhura nga burime të huaja.

Ramos për momentin ka marrë kohë për tu menduar, edhe sepse po pret të zgjedhë ofertën më të mirë. Në të kaluarën flitej për PSG që, pas Donnarummas, tani është përqendruar te Hakimi, vetë lojtari ka mohuar se dëshiron të kthehet në Sevilla, por ekziston opsioni i Manchester United, përveç atyre më fitimprurës, edhe pse më pak sfidues, në MLS ose Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *