• |
ide | kryesore

Situatë kaotike/ 18 makina përfshihen në aksident, vdesin 9 fëmijë dhe një i rritur

-Instant, Lajme, Planet



Nëntë fëmijë dhe një i rritur kanë humbur jetën në një aksident në SHBA, ku u përfshinë 18 automjete në shtetin e Alabamas të goditur nga stuhia. Mosha e fëmijëve varionte nga nëntë muaj deri në 17 vjeç, thanë zyrtarët, ndërsa automjetet kishin humbur kontrollin.

Viktimat e tjera ishin në një autobus që i përkiste Tallapoosa County Girls Ranch, një shtëpi strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore ose të abuzuara. Më i vogli ishte katër vjeç. Një kalimtar i rastit tërhoqi drejtuesin e autobusit për në siguri dhe më pas u përpoq të shpëtonte fëmijët, megjithatë autobusi tashmë ishte përfshirë nga tymi dhe flakët.

Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe tornado, duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në Alabama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *