• |
ide | kryesore

“Ta shihja me sy të çakërdisur, ishte e tmerrshme”: Conte tregon momentet që pa Eriksen të shembej në fushë

-Instant, Sport



Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin në të cilin danezi pësoi infarkt duke u rrëzuar në fushë në Euro 2020: “Ishin momente të tmerrshme që fatkeqësisht unë i përjetova vetëm. Ta shihja me sy të cakërdisur, më ka goditur thellesisht, u ndjeva shumë keq. Tani është e rëndësishme që të gjejë qetësinë me familjen e tij, duhet falenderuar ata që ndërhynë për ta shpëtuar. Uroj të jetë i qetë dhe të shijojë jetën, pastaj do të jetë koha për të bërë vlerësimet e nevojshme, futbolli vjen më vonë”.

Ish-trajneri i Interit, duke folur për Radio Anch’io lo Sport, konfirmon se në 2021 nuk do të drejtojë asnjë skuadër: “Do të studioj dhe do të vazhdoj të thellohem, të shikoj futboll duke qenë se gjithnjë evoluon. Dua të shfrytëzoj në maksimum këtë situatë të padëshiruar”.

Conte, si një ish-trajner i Italisë, komplimenton ekipin kombëtar të Mancinit: “Gjykimi pozitiv, kaloi në mënyrë të shkëlqyeshme grupin me kohezion në grup dhe dëshirë të madhe. Italia është një nga kandidatët për të arritur në fund. Më duket një ekip që transmeton siguri, si dhe me një ekuilibër mes fazave mbrojtëse dhe sulmuese, ai po bën diçka që nuk duhet të nënvlerësohet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *