• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, ndërsa në pranga ka rënë një 40-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.B., u kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë që në kërkim është shpallur dhe bashkëpunëtori i tij, 28-vjeçari me inicialet G.N.

40-vjeçari është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *