• |
ide | kryesore

Vettingu po kthehet në estradë/ Konflikti i prokurores Elisabeta Imeraj me ndërkombëtarët

-Instant, Kryesore

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë duket se po degjeneron procesi i Vettingut, që vazhdon ti shitet shqiptarëve si shpërtimi i drejtësisë të re. Dhe rasti më sinjifikativ që e vërteton këtë është ai i kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Ajo ka marrë sot në dorë vendimin e vettingut (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) se është gjetur krejtësisht e pastër nga akuzat që i kanë bërë përfaqësuesit ndërkombëtarë brenda sistemit, ata të OMN.


E thënë në mënyrë të përmbledhur, Elisabeta Imeraj ishte akuzuar nga ish përfaqësuesi hollandez i OMN-së, Hans Kijlstra, se ajo e ka përgjuar, se madje i ka kapur disa imazhe me kontekst erotik, duke e shantazhuar në funksion të fitimit të vettingut.


Madje këto aludime e kanë bërë edhe përfaqësuesin tjetër të OMN-së, Theo Jacobs, të zhvillojë një nga seancat më të ashpra të marrjes në pyetje që kanë ndodhur për ndonjë prokuror apo gjykatws.

Në fund të marsit, agjensia BIRN raportoi se midis Jacobs dhe treshes së shqiptarëve që do gjykonin për Imerajn shpërthyen pakënaqësitë dhe sakrazma: “Ju nuk keni pyetje i nderuar kryetar? Unë kam disa” iu drejtua përfaqssueesi i OMN kryetarit të trupër gjykuese, Olsi Komici. Ai pohoi se kolegu i tij, Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, i kishte lënë në dorë disa vëzhgime bashkë me informacionin e sigururuar nga dy burime, një shqiptar dhe një i huaj, që Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, përfshirë pretendimin se kishin foto kompromentuese ndaj tij.

Lexo me tej:

Vettingu i kryeprokurores së Tiranës përplas fort Teo Jacobs me shqiptarët

Pra përplasja u bë e fortë. Nga njëra anë përfaqësuesit ndërkombëtarë hidhnin dyshime të forta për integritetin e Imerajt, ndërsa pjesa shqiptare, që shpesh është akuzuar si e kapur politikisht, vinte bast për pastërtinë e kryeprokurores së Tiranës. Ky bast është konfirmuar edhe tani me vendimin e zbardhur se “nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar”.

Po pikërisht këtu evidentohet një problem jo i vogël, i cili ngre pyetjen: A u lobua politikisht për të “shpëruar ushtaren Imeraj”, për të perifrazuar një titull të njohur filmi? Në përforcim të kësaj hipoteze ështe edhe fakti se vetëm sisa ditë pas senancës të vettingut, ende pa u çertifikuar pastërtia e saj, Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë i dha Elisabeta Imerajt mandatin tre vjeçar në krye të prokurorisë të Tiranës. A qe kjo një formë shantazhi dhe presioni për ta bërë të pakthyeshëm fatin e Imerajt? 

Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e “drejtësisë së re”

Shumëkush mendon se po. Këtë version mbështeti edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, gjë për të cilën kryeprokurorja e Tiranës e akuzoi publikisht. Pra ajo nuk e humbi rastin ta shprehte besnikërinë e saj duke goditur opozitën. 

Hipoteza tjetër konsiston në faktin që vërtet Imeraj mund të jetë e pastër. Që ajo as nuk ka bërë përgjime erotike dhe as e ka shantazhuar ndërkombëtarin që duhej ta vettonte. Por, në këtë rast këtu bllof dalin përfaqësuesit e OMN-së. Me këtë version i takon që holandezi Hans Kijlstra të ketë qenë një mashtrues. Po vallë i tillë paska qenë profili i të huajit që do kontrollonte drejtësinë shqiptare, për të shtuar besimin tek ky proces. Po nëse Hans Kijlstra paskësh qenë i tillë, po Theo Jacobs, pse e mbështeti? Mos vallë përfaqësuesit e OMN në Tiranë qenkan disa arrogantë, inatçinj që bëjnë drejtësi pa fakte?

Natyrisht këtë betejë e fituan shqiptarët e vettingut dhe të tjerët që qëndrojnë pas tyre. Ata e shpallën të pastër Elisabeta Imerajn. 

Por e gjitha kjo parodi i ka vënë një njollë të pa tretshme propagandës mbi reformën në drejtësii. Sepse ky rast nuk lë vend për dilema. Ose vettingu është i kapur dhe i kontrolluar politikisht, ose nëse nuk është i tillë, përfaqësuesit ndërkombëtarë si Hans Kijlstra dhe Theo Jacobs, që do ngrinin lart besimin e publikut tek ky proces qenkan disa çilimij të pazotë dhe të pa aftë, që i besokan thashethemeve dhe nuk paskërkan respekt për faktet. Ose në njërin version ose në tjetrin, vettingu këtë radhë rezultoi një estradë, fiks ashtu siç ndodhi në fund të marsit, kur u zhvillua seanca për Elisabeta Imerajn.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. YMER GELBAZA E PADITE EDI RAMEN SE JA MORI DJALIN KRISTAQ RAMES ,BEHET FJALE PER GREG KRISTAQ RAMEN thotë:

    PO TE DOJE EDI RAMA EDHE GREG KRISTAQ RAMEN E BENE DJAL TE TIJ ME DOKUMENTA FALLCO

  2. Ky vend estrade ka qene e estrade do jete gjithmone
    Nuk behet shqipria me shqiptare , qe ekane mendjen vetem tek shejtanlliqet.
    Plehra ngado e kudo , pleh gjithçka . Praktikisht vend muti

  3. Situata eshte pak me e thjeshte se sa e beni ju te Lapsit. Qe antaret e KPK dhe KPA jane persona politike, kjo as qe ka piken e dyshimit. Mjafton te gerryesh pak fasaden dhe do te dale se keta qe luftojne “egersisht” korrupsionin, kane patur probleme korruptive gjate ushtrimit te funksioneve te tyre te meparshme. Pra jane lehtesisht te shantazhueshem. Nderkombetaret kane ardhur ketu se iu paguhen paga shume te mira (te cilat pastaj konsiderohen ndihme per shqiptaret) dhe natyrisht me te ardhurat qe kane, duan te bejne edhe qejfe qe normalisht nuk i bejne ne vendet nga ku vine. Jemi para nje farse qe e quajne reforme ne drejtesi, por qe ne realitet duhet te quhet shkaterrim i asaj pak drejtesie qe kishim.

  4. nen preteksin e permbysjes per drejtesi a.k.a veting, u zevendesuan nje pale gjyqtare me nje pale te tjere po aq politike, atyre te berishes jua zune vendin me gjyqtaret e Rames.

    Berisha dhe Meta kujtuan se Vetingu seriozisht do i fuste ne burg,
    ta kishin dit si vinin punet e votonin tak fak ligjin ne korrik 2016

  5. dmth ne 450 prokurore e gjygjtare qe kan kaluar procesin ku 60% jan djegur, e kapet 1 te dyshimte. Bravo lapsi e rrezuat sistemin, poshte vetingu, rrofshin prokuroret e gjygjtaret e plepave

    1. Reforma e sukseshme do kishte dhene drejtesi sot. Procesi filloi ne korrik 2016. 5 vjete me pas sipas parashikimit cdo gje duhej te fun ksiononte sot qe ti komenton , gjykatat jane jofunksionale. ndersa institucionet e hetimit nuk jane plotesuar ende. BKH eshte jashte funksionit ndersa spak ka me pak se minimumi prokurore. (pervec faktit qe po hetojne te vdekurit dhe po merren me ylli ndroqin, peshqit e medhenj e kane shqyer rrjeten e spakut, dosja e dibres dhe durresit nuk kane asnje person te rendesishem nen hetim!! )

      asnje nuk e kalon procesin me ndershmeri

      sfida eshet nese mund te gjesh nje prokuror qe ska marre kurre lek, gjej nje prokuror qe sa bere kurre favore , gjej nje prokuror qe ska anashkaluar prova per te lehtesuar akuzen.

      te vetmit qe mund te gjesh jane ata qe skane asnje ceshtje , pra jane te paafte!

      me gjyqtaret ndryshon puna, mund te gjesh serioze dhe te sakte por jane me pakice. Ne veting jane skualifikuar me shume gjyqtare sesa prokurore. gjykatat e apelit nuk fun ksionojne, as gjykata e larte, kushtetuesja eshte me minimum kuorumi. shanset jane qe shume vendime te gjyaktes kushtetuese te digjen sepse do dalin 3me 3 3 me 4.. veshtire te dale vendim 5 me 2 . dhe me keq do behet me miratimin e anetareve te rinj me ligjin e e ndryshuar.

      Prokuroret perfaqesojne akuzen, dhe nese prokurori dergon nje dosje te gjysmake ska gjyqtar qe te denoje me shume sesa ka prova!!!

      hetimi kryhet nga policia dhe prokuroria, dy institucione te kapur 100% nga ripjellja qe me miratimin skandaloz te arta markut me 69 vota ne 2017. kanabizimi i vendit, trafiku i drogave te forta dhe korrupsioni permbyt shqiperine qe prej 2015 . Prokuroria e re , e reformuar, ska asnje hetim .
      Ata te vjetrit qe guxuar dhe hetuan jane djegur nga vetingu .

      Kjo palo reforme kishte nje objektiv, kapje per 1-2dekada dhe imunitet imediat nga 2016 de facto per pushtetin!

      Reforma eshte nje deshtim i plote e i shemtuar

      beji te fala Kim fytyrebythes me gjithe Lu magjistarin sepse kjo eshte nj loje. Elisabeta eshte investuar nga Ripjellja dhe do e kaloje KPA.

  6. Tom Doshi e ka më të lehtë ta rishikoj vendimin e tij për tërheqje nga mandati I deputetit, duke e interpretuar atë si tërheqje nga ish mandati I deputetit dhe të shkoj në parlament bashkë me Berishën.

    Natyrisht që ky është një zhvillim regresiv dhe një karshillëk I hapur ndaj SHBA, por është një karshillëk I frymëzuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, e cila gjithë ditën flet për “regjimin Rama-Doshi” por 24 orë punon për të ardhmen e dyshes Berisha- Doshi.

  7. kjo eshte sponsor e nje oligarku te fuqishem, burri i kesaje eshte nje rrugaç, i denuar e ster denuar ne itali per trafikant femrash e tje. kjo quranjoze, katunare, shpellare do te beje drejtesine e shqiptareve? turp, turp, turp.

  8. Po të kishte pranuar Basha &Co… propozimin e Nuland që ONM të kishte dhe fuqi ekzekutive, më saktësisht të mund të shkarkonte kë të donte, nuk do ishim duke e bër këtë bisedë. Mesa më kujtohet PD u ankua se nuk mund të bëhej vetingu sepse Rama duke qenë në pushtet kishte mundësi ta ndikonte proçesin dhe të hiqte dhe të linte kë të donte, at’here Nuland u tha Ok, lijani ONM që të ketë fuqi ta anulloj cdo vendimmarrje që nuk i pëlqen. Joooo tha basha & Co se ne jemi vend i pavarur, sovran, nuk mund tau lejmë juve në dorë….Aty pastaj u arrit ky kompromis që u arrit.

  9. Te gjith prokuroret ketu madje e gjith mafja duar akullore te pastra jan. Dhe padushim qershia mbi torte…..amelika…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu