• |
ide | kryesore

Video/ Hollanda tris ndaj Maqedonisë: Pandev përqafohet në të gjithë në ndeshjen e lamtumirës nga kombëtarja

-Instant, Sport, Video



Një gol i Depay në pjesën e parë dhe dygolëshi i Wijnaldum në pjesën e dytë lejojnë Hollandën të thyejë Maqedoninë e Veriut dhe të përfundojë me pikë të plota në krye të grupit C. Një ndeshje që ishte praktikisht një miqësore me Portokallinjtë tashmë të sigurt për vendin e parë e në këtë mënyrë edhe për sfidën e 1/8 të dielën në Budapest kundër një prej të tretave më të mira (që do të dalë nga grupet D, E ose F) dhe me maqedonasit të eliminuar tashmë.

Ishte ndeshja e lamtumirës nga kombëtarja të 37 vjeçarit Goran Pandev: “Po përjetoj kulmin e karrierës sime, kam realizuar ëndrrën për të luajtur një turne të madh me ekipin tim kombëtar. Jam i lumtur t’i them lamtumirë Maqedonisë në një kompeticion si ky, kundër Hollandës, në Cruijff Arena”, ka thënë lojtari i Genoa në prag të ndeshjes.

De Boer rreshtoi 19-vjeçarin Graveberch dhe 22-vjeçarin Malen nga fillimi ndërsa Angelovski vendos Trajkovskin pranë Pandev. Emocioni i parë erdhi në minutën e 10, me Trichkovski që mundi Stekelenburg, por festa ndërpritet nga pozicioni jashtë loje. Hollanda insistonte në sulm, por në minutën e 21 ishte Trajkovski ai që për pak sa nuk shënoi avantazhin maqedonas: shtyllë me portierin të mundur. Tre minuta më vonë Portokallinjtë shënojnë, në përmbysjen e fronteve. Malen shërbeu në qendër për Depay që vetëm duhet ta depozitonte në rrjetë. Maqedonasit protestuan për një faull ndaj Pandev në fillim të aksionit, por Var pajtohet me gjyqtarin dhe goli mbetet. U luajt me një ritëm të mirë pavarësisht nga fakti se nuk ka asnjë objektiv në lojë.

De Boer lë në dhomat e zhveshjes De Vrij dhe Dumfries duke i dhënë hapësirë Timber dhe Berghuis. Një goditje me kokë e De Ligt u shpëtua në linjë nga Trichkovski, por dyfishimi nuk vonoi: krosimi i ulët i Depay dhe Wijnaldum depozitoi në rrjetë 2-0 në minutën e 51. Menjëherë më pas Bardhi, në një goditje të lirë, impenjoi Stekelenburg, por Hollanda mbylli historinë në minutën e 58. Depay detyroi Dimitrievski të grushtojë e Wijnaldum është gati të shënojë golin e tretë. Traversa i mohoi golin e 4 Weghorst dhe në minutën e 69 ishte koha që Pandev të dilte nga fusha, i përqafuar një nga një nga të gjithë shokët e tij të skuadrës dhe në ovacionet e publikut. Përfundoi 3-0 dhe tani Hollanda është në pritje të njohë kundërshtarin e saj në fazën e 16 më të mirëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *