• |
ide | kryesore

Video/ Silurë e Christensen pastaj Maehle, Danimarka e kualifikuar

-Instant, Sport, Video



Danimarka gjen forcë pas penalltisë me të cilën Rusia ngushtoi diferencën dhe shënon dy gola kualifikues që e cojnë në 1/8 e finaleve të Euro 2020, pikërisht në kohën kur edhe belgët në anën tjetër shënojnë dy herë në portën e Finlandës. Në minutën e 79 portieri Safonov bëri dy pritje në të njëjtin aksion që përfundoi në këmbët e Christensen, që lëshoi një silurë të pakapshme për portierin.

Goli i tretë coi në krahët e entuziazmit jo vetëm tifozët në Kopenhagen, por edhe lojtarët në fushë dhe kundërsulmi i minutës së 82 fiksoi pokerin danez të realizuar nga Maehle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *