• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja pse Rama e la Vlorën për Durrësin

-Instant, Kryesore



Që këtu e një vit më parë, pikërisht në gushtin e shkuar, atëhere kur zgjedhjet ishin ende larg, Lapsi.al e pati njoftuar se Edi Rama nuk do të jetë më deputet i Vlorës, por se këtë herë do të zgjedhë Durrësin (shiko lajmin poshtë). Tani është vetë kryeministri që e ka bërë realitet këtë.

Lexo me tej:

Rama do braktisë Vlorën, zgjedhjet e ardhshme kandidon në Durrës

Ai ka dërguar një shkresë në KQZ, ku kërkon që të mbajë mandatin e fituar në qytetin e Durrësit.

Por përpos shkresës zyrtare ai ka bërë edhe një mesazh në Tëitter ku shpjegon se ai ka Vlora nuk do të ndahet kurrë po edhe qytetin e Durrësit do ta bëjë epiqendër të ndryshimeve të mandatit të tretë.

Image

Këtë shpjegim shefi i qeverisë e bëri njëkohësish me botimin e pamjeve të një maketi ku tregohej se si do të transformohej Durrësi pas investimeve që përflitet se mund të bëjë Emaar Group për portin turistik dhe gradaçielat përreth tij. Kryeministri shpreson që të shfrytëzojë premtimet e multimiliarderit Muhammed El Alabbar, mikut që e ka njohur nga presidenti serb Vuçiç, për të bërë edhe me Durrësin atë që Vuçiç po bën ndanë lumit Sava ku kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe pretendon të ngrejë Dubain e Ballkanit.

Osservatorio Italiano - Serbia - Vucic e Alabbar discutono in merito al progetto ''Belgrado sull'acqua''Vuçiç duke prezantuar projektin e Muhammed El Alabbar per Beogradin

Një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut/ Rama publikon maketin, ja si do të duket Porti i Durrësit - ATSH -

Foto e publikuar sot

Në mungesë investimesh të rëndësishme dhe në pamundësi për të lënë pas vepra të mëdha pas tetë vitesh qeverisjeje kryeministri po kërkon të lërë përshtypjen se në projektin e tij për të nëdërtuar Shqipërinë e vitit 2030 ai do bëjë me Durrësin në një përmasë më të madhe atë që bëri me lungomaren në Vlorë.

Por kjo fabul e re nën petkun e njeriut që po transformon Shqipërinë, nuk dihet se ç’kosto mund të letë për lidhjen sentimentale që ai ka kultivuar me elektoratin vlonjat.
Në janar të këtij viti kur filluan të gëlonin zërat se kryeministri do e braktiste qytetin ku ka qenë për dy mandate deputet ai u detyrua të përgënjeshtrojë: “Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë. Bëni kujdes nga çfarë dëgjoni. Mjafton të hapësh televizorin dhe nuk di se çfarë të besosh. Besojnë pa bërë asnjë verifikim. Në Vlorë kam qenë dhe kur nuk kam qenë kryeministër dhe do të jem edhe nëse nuk do të jem më kryeministër”.
©Lapsi.al



9 Comments

  1. Tom Doshi e ka më të lehtë ta rishikoj vendimin e tij për tërheqje nga mandati I deputetit, duke e interpretuar atë si tërheqje nga ish mandati I deputetit dhe të shkoj në parlament bashkë me Berishën.

    Natyrisht që ky është një zhvillim regresiv dhe një karshillëk I hapur ndaj SHBA, por është një karshillëk I frymëzuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike, e cila gjithë ditën flet për “regjimin Rama-Doshi” por 24 orë punon për të ardhmen e dyshes Berisha- Doshi. Ha mut salihu per dite o loqja e majte e salihut

    1. Vallaj Tom Doshi e ka akoma me te lehte te ti shkerdheje robt se na cave hajdarin me copy-paste te karlliqeve qe ngjit ne cdo koment.

  2. Nje here flitet per portin e jahteve, njehere per port industrial me te madhin ne mesdhe.
    Shpresojme te jete kjo e dyta qe ka interes shqiperia, pasi n q se eshte vetem porti jahteve , dihet qe eshte thjesht per interesa personale.
    Shpresojme mos ndodhi si sheshi shqiponja qe cdo dite shikojm ndyshim projekti , duke ndertuar tunele pa kuptim, pa standartin me minimal

    1. nje pjese e masakres se buxhetit i bleu vota; nuk mund te quhet votim…te pakten gjykimi logjik e standarti le te mbetet. ky ka degradim mendor si njeri! as te lidh 2 fjal nuk arrin me…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *