• |
ide | kryesore

Aksionet e policisë në Tiranë, nëntë persona në pranga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se në Tiranë ka arrestuar nëntë persona ditën e fundit, të akuzuar për vepra penale të ndryshme, që nga lojrat e fatit, shitja e drogës apo falsifikimi i dokumentave.

Sot Policia e Tiranës vuri në pranga 3 shtetas pasi gjatë kontrollit të lokalit ku punonin u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash. Shtetasit E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) u kapën ndërsa punonin në lokalin e shtetasit B.H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H.H., 32 vjeç dhe J.G dhe po punohet për kapjen e njërit prej pronarëve.

Një tjetër arrestim është kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. H., 47 vjeç të cilit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale” dhe është arrestuar shtetasi D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.

Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur .

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *