• |
ide | kryesore

Aktori i “Friends” diagnostikohet me kancer

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori James Michael Tyler, i njohur për  rolin e tij si ‘Gunther’ në serialin ‘Friends’ ka zbuluar se vuan nga kanceri i prostatës.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, James ka treguar se  sëmundja nuk ishte kapur në kohën e duhur dhe kishte avancuar në pjesë të tjera të trupit.”Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili është përhapur dhe në kockat e mia..Po jetoj me këtë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit. Tani jam në fazën e katërt. Kështu që përfundimisht, siç dhe ju e dini, ndoshta do të më marrë nga kjo jetë”, u shpreh aktori. Megjithate  ai u tha fansave se përpiqet të jetë pozitiv për ta përballuar këtë situatë.“Kjo më ka bërë mua, personalisht, të kuptoj se sa i rëndësishëm është çdo moment, çdo ditë.Dhe luftoni. Mos u dorëzoni. Vazhdoni të luftoni. Mbani qëllime në jetë. Qëllimi im vitin e kaluar ishte të kaloja ditëlindjen time të 59-të. Unë e bëra atë, më 28 maj”, rrëfeu Tyler.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *