• |
ide | kryesore

Alarmi i OBSH-së: Kombet më të varfra janë pa vaksina

-Instant, Lajme, Planet



Shumë nga vendet më të varfra që morën vaksinat Covid-19 përmes iniciativës Covax nuk kanë më doza për të çuar përpara fushatën e imunizimit. Alarmi është lëshuar nga OBSH, sipas këshilltarit të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, Bruce Aylward, programi Covax ka shpërndarë 90 milionë doza në 131 vende, por këto nuk janë të mjaftueshme për të mbrojtur popullatat, veçanërisht në një kohë kur Afrika po përgatitet për një valë të tretë.

“Të paktën gjysma e 80 vendeve me të ardhura të ulëta të përfshira në nismën Covax, nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të kryer programin e tyre të imunizimit”, theksoi këshilltari i OBSH.

Disa nga këto vende janë përpjekur të bëjnë rregullime alternative për të zgjidhur urgjencën, duke paguar një çmim shumë më të lartë për vaksinat sesa vlera e tregut me pasoja shumë serioze për ekonomitë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *