• |
ide | kryesore

Ankimimi i ONM për Elisabeta Imerajn/ Yuri Kim për vettingun: Të shohim a do shmanget apo do japë përgjigje drejt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja Yuri Kim reagoi lidhur me rekomandimin e ONM, drejtuar Komisionerit Publik për të ankimuar vendimin e KPK për kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

“Në përputhje me rolin e tyre kushtetues në procesin e vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë dje u rekomanduan Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme.” –shkruan Ambasadorja Kim, ndërsa shton se duhet ndjekur me kujdes se cdo të ndodhë më procesin.

Lexo më tej: 

Vettingu po kthehet në estradë/ Konflikti i prokurores Elisabeta Imeraj me ndërkombëtarët 

“Të gjithë duhet të ndjekim nga afër se çfarë do ndodhë më pas. Përgjigjja do të jetë shfaqje guximi & integriteti në dhënien e drejtësisë apo, siç kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, shmangie e përpjekjeve duke sulmuar procesin e vetingut & përfolur vëzhguesit ndërkombëtarë?” thekson znj. Kim ndër të tjera. Një apel të fundit ambasadorja amerikane ia rezervon mediave.

“A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë Shqipërinë. Koha që Shqipëria të ecë përpara, hap pas hapi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ju” përfundon ambasadorja Kim reagimin e saj.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), i rekomandoi Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për konfirmimin në detyrë të prokurores Elizabeta Imeraj, e cila drejton aktualisht Prokurorinë e Tiranës. Rekomandimi i ONM-së vjen pasi KPK publikoi vendimin e zbardhur për Elisabeta Imerajn, e cila ishte vlerësuar pozitivisht në të tria kriteret. Por ekspertët ndërkombëtar nga ana e tyre rekomandojnë që ankimimi duhet gjithashtu të përfshijë të tria kriteret.



9 Comments

  1. Troç fare, kjo krye/prokurore e Tiranes duhet hequr! Kush e merr ne mbrojtje do t’i mbahet emri shenim nga ambasada per veprime te metejshme, pra e keni brenda ?

  2. i thoni top kanal orgjise
    qe nuk thuhet “per vetem” por thuhet “vetem per”

    nuk themi “beje per vetem mua” por “beje vetem per mua”

  3. i thoni top kanal orgjise
    qe nuk thuhet “per vetem” por thuhet “vetem per”

    nuk themi “beje per vetem mua” por “beje vetem per mua”!!

  4. shkon ish mashkulli tani transgjinor dhe garon te femrat (top channel) shqiperia live

    te krijohet edhe transmoshizmi – ndryshimi i moshes
    dhe femijet te shmangim “ndalohet nen 18 vjec” etj

  5. shkon ish mashkulli tani transgjinor dhe garon te femrat (top channel) shqiperia live

    te krijohet edhe transmoshizmi – ndryshimi i moshes
    dhe femijet te shmangim “ndalohet nen 18 vjec” etj ….

  6. e padegjuar edhe per Zeusin nje sulm i tille. turpi zotit nje ambasadore me fjalet e nje zoti. po cpun ke ti me drtejtesine mos zonj e nerume. je per non grata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *