• |
ide | kryesore

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 5 raste të reja, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 4,064 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 1 rast në Tiranë dhe 1 në Vlorë.

Aktualisht janë 100 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,941 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4,064

Testime totale 781,556

Raste pozitive 132,496

Raste të shëruara 129,941

Raste Aktive 100

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 33

Tiranë 30

Durrës 10

Berat 7

Lezhë 7

Elbasan 5

Dibër 3

Kukës 2

Korçë 1

Fier 1

Vlora 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *