• |
ide | kryesore

Bullgaria nuk tërhiqet. Pengesë për Shkupin dhe Tiranën për konferencën e parë ndërqeveritare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova



Sipas mediave maqedonasve, Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi i Shkupit, në këtë mënyrë duke penguar dhe daten për Konferencën e parë ndërqeveritare dhe për Shqipërinë.

Duke qenë se vendimi do të merret për të dy shtetet në bllok, ai mund të jetë pozitiv ose negativ për të dyja.

Nga ana tjetër, vendi ynë ka plotsuar kushtet për dhënien e datës se Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Madje Shqipëria ka arritur të bindë dhe vende skeptike si Holanda, Danimarka, etj.

Gjithsesi, vendimi pozitiv varet nga ecuaria e të dyja vendeve, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri. Mbi të gjitha vendimi varet nga bllokimi që po i bën Maqedonisë Bullgaria, e cila nuk pranon të japë dritën jeshile.

Ditën e sotme, Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve të BE-së janë mbledhur në Bruksel, për të diskutuar vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi i Këshillit Europian pritet të merret ditën e sotme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *