• |
ide | kryesore

Cakaj: E vërteta për kandidimin tim për kryetar të PDK-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj u përfol në disa media si kandidat i mundshëm për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës.


Në një postim në Facebook, Cakaj mohon gjithçka dhe shprehet se nuk synon të jetë pjesë e asnjë partie politike.


“Një sqarim i vogël: E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë, unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë.

E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht! Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi, Genti”, – shkruan Cakaj.

Kryesia e PDK-së ka vendosur që mbajtja e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, të zhvillohet më 3 korrik.

Prej nëntorit të vitit të kaluar PDK nuk ka një kryetar të zgjedhur, por Enver Hoxhaj u caktua si ushtrues detyre, pasi Kadri Veseli dha dorëheqjen nga partia, pas konfirmimit të akuzave nga ana e Gjykatës Speciale. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu