• |
ide | kryesore

Database/ PS i la trafikantit të kokainës 67 banorë të Tiranës nën patronazh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Piratimi i të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga kompjuterat e Partisë Socialiste drejt Lapsi.al u krye, sepse shpeshherë numrat e telefonit të qytetarëve të ndryshëm po keqpërdoreshin nga patronazhistë të papërgjegjshëm. Personi që vendosi ta dorëzojë një ekstrakt të Database me të dhënat e 910 mijë qytetarëve të Tiranës, ishte një prej anëtarëve të PS, që kishte qenë dëshmitar i dorëzimit të këtyre informacioneve në duart e personave të papërshtatshëm.

Lexo edhe: Të gjithë fajin patronazhistëve

Rasti i Ndriçim Harkës një patronazhisti të Partisë Socialiste, që drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani është shembulli më i keq i asaj që ka ndodhur me të dhënat tona personale. Nga një vëzhgim i shpejtë në Database, rezulton se Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës.

Në dispozicion të tij, u vunë numrat e kartave të identitetit, numrat e telefonit, vendet e punës, etj për secilin prej këtyre votuesve. Ka ndër këto qytetarë, vajza të moshës 20 vjeçare, djem të rinj apo burra dhe gra të moshave të ndryshme, që ai kishte për detyrë t’i monitoronte bindjet politike, paralelisht me koordinimin e trafkut të drogës në Gjermani dhe Zvicër.

Lexo edhe: Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Të dhënat në Database tregojnë se patronazhistit që trafikonte kokainë në Gjermani, Partia Socialiste i kishte ngarkuar të monitoronte edhe një punonjëse të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, një 36 vjeçare me emrin Esmeralda, apo një 39 vjeçar me emrin Klodian që ishte pjesë e Reparti të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në listën e qytetarëve që duhej të vëzhgonte Harka, mes të tjerëve janë edhe punonjës të Qendrës Spitalore Nënë Tereza, punonjës të Kolegjit Turgut Ozal, kuzhinierë apo punëtorë të ndryshëm, drejtues të kompanive private etj.

Shitja e kokainës në Gjermani dhe në Zvicër duhet t’i ketë marrë një pjesë të mirë të kohës Ndriçim Harkës, pasi në pjesën e komenteve ai nuk ka regjistruar asgjë të pazakontë.

Lapsi dhe SPAK si gomë e krimeve të pushtetit

Sipas Prokurorisë së Tiranës, grupi i tij trafikonte kokainë nga Gjermania në Zvicër prej vitit 2015. Dy nga drejtuesit e organizatës janë punonjësi i zjarrfikëses së Tiranës, patronazhisti Ndriçim Harka dhe i afërmi i tij Edmond Merja. Grupi kriminal paguante deri në 3500 euro për kalimin e lëndës narkotike në kufirin e BE.

Sipas të dhënave, Harka ka udhëtuar disa herë në drejtim të Zvicrës dhe Gjermanisë. Deri tani, në Zvicër janë arrestuar 8 persona ku 3 prej tyre janë shqiptarë. Drejtuesit e PS e konsiderojnë një vendim tërësisht normal dorëzimin e të dhënave personale tek patronazhistët. Madje pas zbulimit të skandalit në Lapsi.al, Rama i nxiste akoma ata akoma më shumë të monitoronin qytetarët.

“Patronazhistëve, t’iu merrni të keqen. Edhe mos harroni, mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ja u fshihni mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush. Në 25 prill do ta shikoni sa mirë ju njohim” – ishin thirrjet e kryeministrit Rama në fushatë./ Dorian Kodra për Lapsi.al



15 Comments

    1. o qelbs i PS , informatori i Lapsit qe ishte edhe i PS, ka dhen arsyen per te cilen ai e ekspozoi ket skandal: te dhenat po trafikoheshin per te tjera qellime , vec atyre elektorale!

    2. GJITHE RIPJERDHESVE DHE SUFLLAQEVE MAVI JU QIFSHA SOJ&SORROLLOP VDEKSHI SI QEN KAZANESH DHE VAFSHI NE FERR!

  1. E ça pastaj!
    Partija e falenderon prape shokun ilegal dhe i uron reabilitim te shpejte, sapo te clironet vendi nga talanet fashista!

  2. Per komentuesin me lart, kjo tregon se te dhenat personale te qytetareve por edhe punonjesve te policise e shtetit i jane dhene “llumit” e elementit kriminal ne PS, qe tregon se kemi te bejme me nje parti kriminale qe shkeljen e kushtetutes e ka gje normale! Nuk eshte politizim, une si qytetar e drejtues biznesi jam kunder ketyre monstrave te kesaj partie qe blejne fakiret me 1 dite buke!

  3. Spiuna, plehra dhe bandite keta jane kontigjentet ku mbeshtet politika e PS.

    ASNJ ENDRYSHIM NGA FUKSAT E RREGJIMIT.

    TURPI I KETIJ KOMBI

  4. Dhe sipas jush o koqe te lapsit ai i ka droguar ata 67 banore qe te votojne per Ramen ? O halet e Sali Berishes , o qente e ilir Metes asnje nuk ju beson juve.

  5. O koqja e “Temes”, po ty s’te ben pershtypje qe nje trafikant droge ka ne patronazh 69 vete dhe Paulini del dhe e falenderon dhe publikisht kete far surrati?
    Ne nuk jemi as halet e Sales as Ilirit. Robt mu ne pidh ketyre me lart dhe ty bashke me ta o hale qe hudhesh perpjete per te mbojtur nje skizofren si Ramazani. Me robqire si ty ne shumice, ky vend diktatore do pjelle gjithmone.

  6. Ke shume te drejte o komentues I ores 17:00. Fatkeqesi e ketij vendí jane keta injorante militante qe s’e duan as ShqIperine, po vec partine. Qe s’dine c’eshte liria se jane mesuar vec me kamzhik te koka.

    1. Trafikant qe ka te gjitha te dhenat e nje punonjesi te nderhyrjes se shpejte. Ai vend sbehet dikur kisha ender te kthehesha na emigrimi, por me keta politikane qelbesira as ja vlen

  7. Bravo keshtu te do Rilindja edhe trafikant edhe patronazhist, po ti bije edhe bythes do ishte fantastike fare dhe CV-ja jote do te quhej perfekte.

  8. O surrels i mbarum. O i mbytur mes te mbyturve. Do ket nje dit dhe per ty dhe per ata qe jan si ty. E syte do ti keni te zgurdulluar e tmerrin te pa imagjinueshem po beri atehere futjani me mall nga te mundni.

  9. Rasti i permendur eshte vetem maja e ajsbergut, por tregues i bashkepunimit te pushtetit me krimin e organizuar per te blere, frikesuar apo dhunuar votuesit, pavaresisht bindjeve e orientimit te tyre politik.

    Pa shkeputur mafien nga pushteti Shqiperia nuk ka te ardhme….
    Keta “çunat” trafikante te lidhur me pushtetin duhen futur ne listen e non grata-ve te vendit ku linden per ta ndotur Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *