• |
ide | kryesore

Dështimi me negociatat, BE sugjerim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Prisni presidencën sllovene

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian, i mbledhur në Luksemburg vendosi të shtyjë datën për konferencën e parë ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Paola Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.


“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër, atë sllovene”, tha ajo.


Nga raportimet gjatë ditës së sotme ky vendim ishte i pritshëm, pasi ishte mësuar se Bullgaria do të bllokonte procesin për shkak të mos marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesi bullgar në takim, sipas MIA-s, kishte thënë se “BE nuk e kupton sa i thellë është problem midis Shkupit dhe Sofjes”, se “kjo mosmarrëveshje është një çështje evropiane” dhe se “Bullgaria është në një situatë specifike për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik”.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes u konfirmua se Shqipëria i ka përmbushur kriteret për negociatat.

Vendet anëtare që mbështesin zgjerimin, edhe para takimit, në fakt ishin deklaruar “pro” fillimit të negociatave duke ftuar BE-në të mos i marrë parasysh kontestet bilaterale. Por tashmë pritet të shihet se çfarë vendimmarrje do të ketë nën presidencën sllovene.

Ministri i jashtëm Sloven Gasper Dovzan, u shpreh më herët se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç.

Ndërsa ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në deklaratën e tij para fillimit të mbledhjes tha se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.

“Mendoj se çështja kryesore sot është të vërtetohet besueshmëria e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Një vit më parë, pas diskutimeve të gjata, ne vendosëm zyrtarisht të hapnim negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tanimë ato duhet të fillojnë. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë nën hije nga konfliktet dy palëshe. Komisioni dhe Qeveria Federale janë të mendimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur pjesën e tyre të angazhimeve, në mënyrë që ne të jemi në gjendje të fillojmë tani” tha Roth.

11 Comments

  1. Vizita e parë shtetërore ka qenë në Kuvajt. Berisha gaboi e bëri një humor atëherë dhe e teproi kur tha që ‘aq shumë e dua Kuvajtin sa që dhe babai im ka folur’. Nuk kam dëgjuar deri më sot, asnjëherë, që lidershipi shqiptar të thotë ‘na falni të dashur shqiptar, se ne gabuam që u lidhëm me islamizmin, përpara se të lidheshim me Bashkimin Europian”.

  2. Hahaha!!!

    Jerk off i thone kesaj!

    Qimen e Derrit kemi! Nuk na duan, se jemi buke shkeles, dhe te pa fe! Nje byth vend jemi, me 700 fe.

    Meqe ra fjala: A keni 5 min kohe per tju folur per Zotin tone Jehova? 😀 😀

  3. Jo se pres ndonje gje edhe sikur te hapen negociatat, por jam kurioz, kur dhe si i plotrsoi Shqiperia 15 kushtet?
    Europa qenka nona e genjeshtrave!
    E ardhme e ndritur na pret.

  4. Arritja me e medha e bullgarise zyrtare e nacionaliste eshte njohja e pakices bullgare fiktive ne shqiperi. Neper korridore e rrjete atje e thone troç kur i uli breket tirana zyrtare pse mos i uli dhe maqedonia.

    1. Ka te bej mendja shume o vllai..Atij durrsakut i ka ikur mendja dhe duhet te ja pshurresh pak trurin qe ti kthjellohen mendimet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu