• |
ide | kryesore

Digjen panelet e ujësjellësit në Shkodër, qyteti zgjohet pa ujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një defekt në linjën 110 kv të nënstacionit “Shkodra 1” ka shkaktuar djegien e paneleve të ujësjellësit në Shkodër. Për këtë arsye, qyteti sot është zgjuar pa ujë të pijshëm. Drejtori i Ujësjellësit, Mark Molla, në një deklaratë për mediat është shprehur se dëmi është i konsiderueshëm, ndërkohë që shprehet se nga OST dhe OSHEE nuk ka përgjigje.

Vlera e dëmit mendohet se i kalon 200 000 lekë të reja. Pritet që deri në drekë të kryhet riparimi i defektit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *