• |
ide | kryesore

“Dua të fitoj diçka në Itali” Calhanoglu tregon përse la Milanin për Inter

-Instant, Sport



Hakan Calhanoglu është nbjë lojtar i Inter dhe pas njoftimit zyrtar, kanë ardhur edhe fjalët e para të turkut si lojtar zikaltër: “Jam shumë i lumtur, e di se çfarë do të thotë të jesh këtu: një klub i madh, një ekip i shkëlqyer, një atmosferë e fantastike”. Duke folur për TV zyrtar zikaltër, Calhanoglu nuk i ka fshehur ambiciet e tij: “Dua të fitoj diçka në Itali, shpresojmë të fitojmë përsëri titullin dhe të bëjmë gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve”.

Mesfushori sulmues zbulon se “ai tashmë ka biseduar me Simone Inzaghin, unë e di sistemin e tij të lojës dhe më pëlqeu mënyra si ai foli me mua, kam dëgjuar shumë gjëra të mira. Ka objektiva të mëdha te Inter dhe më pëlqen kjo gjë. Uroj të kem një vit pa dëmtime”. Pastaj, për mënyrën e tij të lojës: “Unë preferoj më shumë asist se golin, nuk jam egoist që gjithmonë të dëshiroj të shënoj, vë gjithnjë përpara objektivat e ekipit. Vitin e kaluar me Piolin u ndjeva mirë, kam luajtur në rolin tim”.

Calhanoglu zbulon se ai ka folur edhe me bashkatdhetarin e tij Emre (115 paraqitje me zikaltrit nga 2001 në 2005): “Ai më tha gjëra të mrekullueshme për Interin, më tha të argëtohesha.” Në Gjermani Calhanoglu thirrej ‘perëndia i goditjeve të lira’: “Ka rëndësi talenti por duhet edhe stërvitja, shpresoj të shënoj shumë gola nga goditjet e dënimit edhe këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *