• |
ide | kryesore

Gjysëm të vërtetat e Yuri Kim që nuk flet dot për shtetin personal të Ramës

-Instant, Blog



Është hera e dytë që Ambasadorja Kim fajëson mediat. Hera e pare ishte në Opinion, për çështjen e Ylli Ndroqit dhe tani për Elisabeta Imerajn. Mediat i fajëson, politikën jo, pasojën e fajëson, shkakun jo. Nëse mediat kanë frikë, apo janë të shitura, apo kanë konflikt interesi, ndodh sepse politika i ka vënë në këtë  pozite, me presionin dhe joshjen, me bllokimin dhe subvencionimin.

Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare

Më e rëndesishme akoma është që nuk janë gazetarët ata që i bëjnë presion KPK të kalojë prokuroren, nuk janë gazetarët ata që i bëjnë  presion Komisionit Publik të mos e çojë kërkesën në KPA, dhe nuk do jenë gazetarët ata që do t’i bejne presion KPA për të dhënë vendimin.

Yuri Kim hapur kundër Elisabeta Imerajt, hedh njolla mbi procesin e vettingut

Nese nuk flet dot per Maxhorancen dhe Shtetin personal të Edi Ramës, nuk ka pse të flasë për median, që ështe vetëm pasoja e tij. Dosja. al nuk preket drejtpërdrejt nga keto fjalë, sepse hyn në ato pak media që nuk ka censuruar asnjë nga lajmet në fjalë dhe asnjë lajm tjetër, por të merresh me hallkën më të dobët që vuan për shkak të sistemit dhe të mos merresh me sistemin, nuk e ndihmon vendin.

Marrë nga facebook i autorit Enton Abilekaj



4 Comments

  1. Nqse nuk keni kuptu akoma mbeshtetjen pa dogane per te gjatin, nga deep-state, me ndermjetesine e xhaxha sorres, kot qe thithni dhe na harxhoni oksigjenin ne te tjereve

  2. Po ky eshte thelbi i hipokrizise se neoliberalizmit: luftojne pasojen pa care b.the per shkakun.
    Gervishin ne siperfaqe, se s’duan te ndyjne duart te germojne ne thellesi.

  3. edhe kto amerikanet vari trapi. Nuk ju plas per domokraci se as shqiptareve nuk ju plas.
    Edhe ky basha nje kopje e vogel e rames eshte.

    Faji qendron tek ne ne paftesin tone si popull, presim te na i rregullojn nderkombetaret.
    Media e shemtuar, vetem pazare. Shkurt jemi popull fshatar pa qytetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *