• |
ide | kryesore

Euro 2020/ De Ligt thumbon Italinë: “Nuk ka luajtur ende me më të mirët”

-Instant, Sport



Pas tre golave të shënuara ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fitores së Grupit C me pikë të plota, Matthijs de Ligt po shijon kalimin e raundit në Euro 2020, duke “thumbuar” Italinë. “Fitimi i tre ndeshjeve është gjëja e parë e rëndësishme ashtu si përmirësimi ndeshje pas ndeshje – shpjegoi mbrojtësi holandez -. Tani mendja është natyrisht tek ndeshjet e tjera me eleminim direkt, në pritje të zbulojmë kundërshtarin tonë për raundin e 1/8”. “E pashë me vëmendje Italinë dhe mendoj se ata bëjnë një lojë të mirë – shtoi ai -. Për momentin, megjithatë, ata janë ndeshur me tre skuadra të mira, por ende duhet të përplasen me ekipet më të mira, si Franca për shembull”.

“Është e qartë se të kaltrit kanë një stil jo-italian, sepse ata sulmojnë shumë – vazhdoi De Ligt, duke analizuar mënyrën e lojës së ekipit kombëtar të Mancinit -. Më pëlqen që të gjithë djemtë luajtën, është një gjë e rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *