• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Njëmbëdhjetë skuadra të kualifikuara: kush ka katër pikë e sigurtë si e tretë më e mirë

-Instant, Sport



Edhe katër skuadra të tjera kanë fiksuar kualifikimin në 1/8 e Euro 2020 në mbrëmjen e fundit të Grupeve B dhe C. Hollanda ishte e sigurtë që përpara ndeshjes në Grupin C, madje kishte të qartë edhe vendin e parë, përpara se të konfirmohej me 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Vendin e dytë e mori Austria duke thyer Ukrainën e Shevcenkos 1-0. Asnjë diskutim për vendin e parë të Belgjikës, që e mbylli Grupin B me pikë të plota, ndërsa Danimarka me pokerin ndaj Rusisë rrëmbeu in-extremis kalimin për në vendin e nderit që ia lëkundi gjithcka ndodhi në debutim.

E kualifikuar duket të jetë edhe Zvicra, që është e fortë me katër pikë si një nga katër të tretat më të mira. Me 3 grupe në 6 që kanë kompletuar fazën e parë të turneut, mund të bëhet edhe ndonjë llogari më e saktë në lidhje me tre të tjerat që do të përfunojnë në vendin e tretë. Kombëtaret që kanë arritur kuotën e 4 pikëve, duke nisur nga pozicioni final në grupet respektive, janë të sigurta për kualifikimin. Këtu bëjnë pjesë Anglia, Republika Ceke, Franca e Suedia.

Shumë më të komplikuara do të jenë gjërat për të tretat me 3 pikë, deri tani Finlanda e Ukraina. Duhet të shpresojnë që dy të parat e tre grupeve të mbetura, që duhet të kompletojnë ndeshjet e fundit, të lënë me dy ose tre pikë por me diferencë golash më të keqe se ata, kombëtaret e tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *