• |
ide | kryesore

Filipine/ Presidenti kërcënon me burg njerëzit që refuzojnë vaksinimin anti-Covid

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka kërcënuar me burg të gjithë ata njerëz që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

“E keni në dorë vetë, vaksinohuni ose do t’ju fus në burg”, tha të hënën Duterte, gjatë një fjalimi në Manila.

Filipinet janë përfshirë nga një valë e rëndë Covid-19, duke u bërë një nga vendet aziatike që është goditur më fort nga pandemia.

Deri më tani në Filipine kanë marrë doza kundër Covid 2,1 milion qytetarë. Sakaq deri më tani janë raportuar 1,3 milion raste dhe 23,000 viktima nga Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *