• |
ide | kryesore

KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, Ibrahimi: Janë 928 persona në total

Arkiva



Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi këtë të martë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh me prioritet vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë.

Ibrahimi në kërkesën e tij dërguar ministres Ogerta Manastirliu, kërkon përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Sipas kërkesës së tij në këtë grup bëjnë pjesë 928 persona.

“Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *