• |
ide | kryesore

KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

-Instant, Lajme, Të fundit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Prokurori u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë.


Hasa është i dyshuar për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Prokurori i Sarandës kishte nën hetim shtetasin Emiljano Mirani, i akuzuar për plagosje të lehtë me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por ai e ka pushuar çështjen me ndërhyrjen e motrës së të dyshuarit Elsona Papa që dyshohet se i dha ryshfet prokurorit për të liruar vëllain.


 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu