• |
ide | kryesore

Kreu i KLP i dërgon letër Manastirliut: Të vaksinohen prokurorët, OPGJ-të dhe stafi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi këtë të martë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë. Ibrahimi ka kërkuar përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ në listën prioritare për vaksinim. Numri total i personave që përfshihen në këtë grup arrin në 928.

“Dua të sjell në vëmendjen tuaj se natyra e punës së prokurorisë është e tillë që dikton kontakt të vazhdueshëm e të afërt me një numër të lartë personazh në zyrat e prokurorisë, në gjykata, nhë terren, në institucionet ku vihen dënimet penale etj. Kjo vlen si për prokurorët ashtu edhe për oficerët e policisë gjyqësore dhe për administratën. Për më tepër, puna e sistemit të prokurorisë nuk mund të ndërpritet apo të zhvillohet online në asnjë rrethanë. Në të vërtetë, puna nuk është ndërprerë plotësisht as në pikun e pandemisë”, thuhet në letrën e Ibrahimit.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *