• |
ide | kryesore

Krimi tronditës, piloti grek kërkon falje para prokurorit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Ka përfunduar seanca e faljes për pilotin 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos, i cili para 40 ditësh, vrau me duart e tij bashkëshorten 20-vjeçare. Pas këtij procesi, ndaj të riut, do të fillojë seanca me hetuesit dhe Prokurorit, për të vendosur për fatin e tij. Mediat greke shkruajnë, se piloti, ka thënë para togave të zeza se kartën e memories së kamerës e ka hequr pasi ka kryer krimin, e jo para siç pretendojnë hetuesit.


Ai për pretendim ka kërkuar një ekzaminim më të gjerë. Babis ka thënë, se kartën e mori, e theu dhe e hodhi në tualet pas vrasjes.


Piloti ka këruar nga gjykata, që të bëhet e mundut thërritja e dëshmitarëve të tjerë, familjarë, por edhe miq të përbashkët të çiftit, për të teguar të plotë marrëdhënien e tyre. Kjo kërkesë është bërë për të vërtetaur se ai dhe Carolina, kishin një marrëdhënie mjaft të mirë, shkruajnë mediat greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu