• |
ide | kryesore

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen tre persona dhe procedohet kryeplaku në Mirditë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike. Policia njofton se të arrestuarit janë Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku( kushërinj) si dhe është proçeduar në gjendje të lirë për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës ” shtetasi Nikoll Picaku, kryetar fshati në Lurth, Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *