• |
ide | kryesore

Negociatat sërish të bllokuara/ Arsyet e vetos bullgare

-Instant, Kryesore



Shqipëria ka dështuar sërish të fillojë procesin e negociatave me BE por këtë herë me sa duket jo për faj të saj. Ky është mesazhi që ka ardhur nga Luksemburgu ku, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare nuk e bindën dot  Bullgarinë për të tërhequr veton ndaj Maqedoninë e Veriut. Dhe meqë një sërë vendesh si Greqia, Gjermania, Austria e Sllovakia u shprehën kundër ndarjes të dy shteteve tona, pasi sipas tyre ky do të ishte një sinjal negativ për rajonin kjo çështje do të shtyhet në rastin më të mirë për në 21 dhe 22 tetor kur do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Europian.

Por në këtë situatë është interesante të kuptohet se përse Sofia e mabn të bllokuar Shkupin dhe cilat janë arsyet e kësaj vetoje që u bënë shkak edhe për pengesën e radhës për ne. Lapsi.al ka hapur arkivat për të kuptuar pretendimet reale të ato të stisura të Bullgarisë.

Gjithçka filloi të bëhej serioze pasi Maqedonia firmosi me Greqinë marrëveshjen për ndryshimin e emrit, me shpresën se kjo do ti hapte rrugën e përparimit drejt Brukselit.

Qeveria Bullgare e drejtuar atë kohë nga Bojko Borisov, në të cilën merrte pjesë edhe partia nacionaliste VMRO, i ashpërsoi tonet duke akuzuar Shkupin për ngurrim për të zgjidhur mosmarrëveshjet historike dhe për portretizimin e Bullgarisë si një armik në media dhe librat e historisë maqedone. Në qendër të konfiktit qëndronin pretendimet rreth çështjeve gjuhësore, historike dhe të identitetit.

Sipas Sofies, maqedonasit janë bullgarë

Në sytë e Bullgarisë, të dy vendet ndajnë një histori të përbashkët deri në formimin e Republikës së Maqedonisë brenda Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore: Sipas Bullgarisë, Maqedonasit janë bullgarë, që u bindën gabimisht se kanë një identitet të veçantë gjatë kohës të ish-Jugosllavisë komuniste e cila u angazhua në “një projekt të ndërtimit etnik” . Po kështu, koncepti i gjuhës maqedonase është i gabuar, argumenton Sofja, duke pretenduar ajo është një dialekt bullgar.

Problemi është se këtë mit historik e ka përqafuar shumica e popullsisë bullgare. Disa sondazhe  nga Instituti i Kërkimeve Alpha, tregojnë se 79% e tyre besojnë se Shkupi, duke mos njohur origjinën Bullgare të popullsisë Maqedonase, është fajtor për “manipulimin e fakteve historike”; dhe 84% janë shprehur kundër mbështetjes që vendi i tyre duhet të japë për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE, përpara se të arrijë një kompromis mbi interpretimin e historisë.

Në fakt në këtë drejtim janë bërë disa përpjekje të zbehta. Një komision ekspertësh nga të dyja palët u ngrit  në 2017 pasi u nënshkrua traktati i miqësisë midis dy vendeve. Ata u përpoqën të gjejë gjuhë të përbashkët dhe të harmonizojë librat shkollorë. Por sipas Petar Todorov, një historiani maqedonas që mori pjesë në këto takime, ato u ndërprenë në vitin 2019 për shkak të një heroi të epokës osmane, të quajtur Gotse Deltchev (Ne foton lart një protestuese ne Shkup mban një bluzë me portretin e Gotse Deltchev (1872-1903), një revolucionar anti-osman, per kujtimin e të cilit po e luftojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut) .

I lindur në Greqinë e sotme, ai dha mësim në një shkollë Bullgare që gjendet sot në territorin e Republikës së  Maqedonisë së Veriut. Në fund të shekullit të 20-të, ai huri në përjetësine e përkujtimit nga brezat e ardhshëm si një kampion i luftës kundër turqve. Sot përkatësia e tij është shndërruar në një mollë sherri mes dy vendeve dhe në të dy anët e kufirit ka statuja madje qyteza dhe universitete që mbajnë emrin e tij.

Arsyet politike

Por si gjithmonë në Ballkan histoiria nuk mund ti shpëtojë përdorimit ditor nga politika.  Sipas Angelos Chryssogelos, një studiues pjestar i në think tank-ut Chatham House, “shumica e kërkesave të Sofjes ndaj Maqedonisë së Veriut lidhen me pyetje të mjegullta të identitetit dhe historisë dhe pasqyrojnë nevojën që qeveria Bullgare të miratojë një pozicion të fortë nacionalist, për arsye të politikës së brendshme ”.

Analistët denoncojnë një taktikë të njohur në Ballkan: duke kujtuar konfliktet historike emocionale për të fituar pikë elektorale. Kjo u duk qartë kur pas marrëveshjes Greko-Maqedonase, në Sofje rrudhën buzët. “Ju keni rënë dakord të ndryshoni flamurin tuaj, të ndryshoni emrin tuaj,” u shpreh Krasimir Karakachanov, ish zëvendës kryeministri Bullgar. Por ndaj vendit që gjithmonë ju ka ndihmuar ju mendoni se mund të silleni në një mënyrë të gabuar “.

Gjithësesi fakti është se deri më tani ka qenë Shqipëria ajo që e ka mbajtur peng edhe Maqedoninë e veriut gjë që e ka pohuar me gojën e tij edhe presidenti Makron. Por këtë radhë ne ishim dëm kolateral i vetos që bullgaria po mban ndaj Shkupit.

©Lapsi.al



5 Comments

    1. Jo ore, deri aty shkon mendja jote..!!! Zaten ka gjetur ky KERMA i gjate votuesit e duhur, injorante dhe oportuniste..

  1. Konkretisht, nga viti 2007 deri në vitin 2013, të ardhurat e Argitës nga fakultetet private janë 314 mijë euro. Në vitin 2011 ka shënuar nivelin më të lartë, duke deklaruar 8.4 milionë lekë ose 84 mijë USD dhe 35 mijë euro nga mësimdhënia në fakultetet private.

    Nga viti 2014, kur Berisha nuk ishte më në pushtet, deri në mars të vitit 2019, Argita Berisha deklaron vetëm 7.5 milionë lekë ose rreth 61 mijë euro të ardhura nga fakultetet private. Nivelin më të ulët të të ardhura e ka shënuar në vitin 2016 me 1 milionë lekë.

  2. Bullgaret kane te drejte. Nuk ka egzistuar kurre Maqedonia por Bullgaria , qe ne Kohen e Mbretit Simeoni i Madh rreth vitit 1000. Eshte njelloj sikur te thuhet se dialekti Kosovar eshte gjuhe me vete dhe kosovaret nuk jane shqipetare . Nderkohe me shume se gjysma e maqedonasve ka pasaporte bullgare. Jane te gjitha lojra te Serbise per te mbajtur ballkanin ne tension.

  3. Pse nuk bejne nje referendum, sa e konsiderojne veten bullgare, sa shqiptare, sa maqedonas etj.

    Maqedonia sllavo/shqiptare eshte shtet laboratori Made in EU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *