• |
ide | kryesore

Përdhunimi i pastrueses shqiptare në Greqi, identifikohet autori i ngjarjes

-Instant, Lajme, Të fundit



Është identifikuar autori i dyshuar, që përdhunoi për 9 orë me radhë pastruesen shqiptare në Greqi, fundjavën që lamë pas.

Mediet fqije raportojnë autori që abuzoi me 50-vjeçaren shqiptare është një 35-vjeçar bullgar, por policia nuk ka bërë me dije asnjë informacion rreth identitetit të tij.

“Kemi indikacione për një të dyshuar. E kemi identifikuar. Fenomene të tilla nuk kanë të bëjnë vetëm me policinë”, tha zëdhënësi i Policisë Greke për një televizion të Athinës.

50-vjeçarja shqiptare punonte si pastruese në pallatin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Autori, që besohet se është bullgar, i cili jeton në katin përdhesës të atij pallati, dyshohet se e kapi dhe tërhoqi me forcë gruan deri në banesën e tij. Për 9 orë e ka dhunuar dhe ka abuzuar seksualisht me të.

50-vjeçarja arrite të dilte në një moment në ballkon dhe bërtiti për ndihmë. Banorët e tjerë të pallatit dëgjuan dhe lajmëruan policinë. Pas këtij momenti autori u largua nga banesa dhe është në arrati. Ndërsa 50-vjeçarja u dërgua në spital dhe më pas në polici ku bëri dhe kallëzimin për ngjarjen e rëndë.

Forca të shumta policore rrethuan pallatin dhe zonën përreth ku ndodhi ngjarja. Por autori ishte larguar. Ndërkohë, prezenca e shtuar e policisë ishte edhe për të shmangur incidentet, sepse shumë qytetarë u mblodhën në rrugën përpara pallatit në shenjë protestë kundër abuzimit seksual.

 

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *