• |
ide | kryesore

Shfaqet një tjetër “Mihal” në jug të Shqipërisë, shihni çfarë ka ndodhur në Himarë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër histori si ajo e Mihalit në Jug të vendit.

Një çift pushuesish, kësaj here shqiptarë me një vajzë të vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë. Çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive. Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.

Në pamje shihet se gruaja shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia.

Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës. Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.



9 Comments

  1. Vete e keni fajin qe ju beni xhiro ketyre kafsheve. Ikni ne Turqi, Itali apo Greqi ku kushtet jane me te mira dhe nuk ke stres te tille

  2. Qija robt ca bohet, mire te ishte noj cun i ri nen efektin e hashashit, por ketu dhe pleqt e plakat jane rrotkarizuar. Duan t’ja nxjerrin leket biznesit me 2 muaj pune:).

    Here tjeter plako po tu mbush menja me shku prape, mer antiplumin e noj hanxhar kur te shkosh me pushime te “Mihalet”.

  3. Ju jeni kafshe qini me mire kafshet. Ju jeni vari karin, shyqyr qe keni detin se shtepite dhe “qytetet” per ibret. Po
    kur beni si greker. E keni pare turizmin ne greqi, Debila. Mire e ben manja qe ua merr tokat.

  4. Greku dhe turku kane vite qe ta hane zemren me te mire, nuk prishin qef, si ta duash ti, dhe te bejne qe te vish prape vitin tjeter se te quajne Mysafir jo klient. Po ketu kush do e bej kete pune???????. Keta kokeloqet tone. Ku di shqipoja ca eshte turizmi????? Keta karat thjesht kane tokat aty afer plazhit dhe aq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *