• |
ide | kryesore

Teksa JLo shijon lidhjen me Ben Affleck, A-Rod shihet në krahët e të dashurës

-Instant, Paparazzi, Slider



Alex Rodriguez u pa të shoqërohej me ish të dashurën e Ben Affleck, Lindsay Shookus. Ai ishte i pranishëm në festën e saj të ditëlindjes të shtunën, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar video nga festa.

Në klip, Rodriguez është ulur afër Shookus në festën intime që u organizua në oborrin e shtëpisë së saj.

Shookus dhe A-Rod kanë një miqësi disavjeçare, por fakti që ata po kalojnë kohë së bashku këtë periudhë, është parë me shumë interes, duke pasur parasysh romancën e ringjallur të ish-ave të tyre, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez.

Një përfaqësues i Rodriguez tha për Page Six se ata janë vetëm miq të mirë dhe asgjë më shumë.

“Atje nuk ka absolutisht asgjë. Ata kanë qenë miq për 15 vjet”, -tha përfaqësuesi i A-Rod.

Shookus dhe Affleck patën një lidhje që zgjati nga viti 2017 deri në 2019-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *