• |
ide | kryesore

Vendoset sot për negociatat/ Santos: Shqipëria gati për konferencën e parë ndërqeveritare

-Instant, Lajme, Të fundit



Konferenca për Çështjet e Përgjithshme te Bashkimit Europian është mbledhur ditën e sotme në Luksemburg. Në këtë këshill pritet që të merret vendimi për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo çfarë e mban pezull mbajtjen e kësaj konference është qëndrimi i Bullgarisë karshi RMV-së.

Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos ka thekuar edhe njëherë që Shqipëria është gati për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e anëtarësimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi.  Këshilli Evropian për Çështjet e Përgjithshme duhet të caktojë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Besimi i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian e meriton këtë gjë”, tha Santos.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *