• |
ide | kryesore

The New York Times: Shtetet që përdorën vaksinën kineze mund të përballen me pasoja të rrezikshme

-Instant, Kryesore, Lajme



Ndonëse në Shqipëri po i gëzohemi përditë e më shumë vaksinimit masiv me dozat e SinoVac, e përditshmja prestigjoze amerikane “The New York Times”, ka hedhur hije të forta dyshimi për efektshmërinë afatgjatë të saj.

“Ndonëse vaksina Sinovac u aprovua në fillim të majit të vitit 2021 për përdorim emergjent nga OBSH-ja, të dhënat nga shumë shtete që imunizuan qytetarët e tyre duke përdorur këtë vaksinë nuk janë fare optimiste” shkruan gazeta. Në një artikull të gjatë, ku bëhet një vështrim krahasues mes efikasitetit të procesit të vaksinimit në ato vende që kanë përdorur dozat perendimore dhe të tjerëve që kanë përdorur ato kineze arrihet në përfundimin se shtetet që kanë bërë zgjedhjen e dytë kanë pasur sërish rritje të dozës së infektimeve. 

“Izraeli ka garantuar vaksina Pfizer për gjithë popullësinë e vet dhe numri i rasteve të reja të konfirmuara çdo ditë është afro 5 persona në një milion banorë. Duke përdorur të njëjtën vaksinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë imunizuar pothuajse 45% të popullsisë dhe rastet kanë rënë me 94% përgjatë 6 muajve të fundit. Ndërkohë Mongolia, që rendi ndër të parat për të marrë shumë doza të vaksinës Sinovac, sapo ajo doli, ka vaksinuar 50% të popullsisë dhe megjithëkëtë përballet me ritmet më të frikshme të rritjes së rasteve ditore. Në shumë shtete të imunizuara me Sinovac, numri i të infektuarve ditorë ka pësuar 4-fishim krahasuar me një ose dy muaj më parë”, vijon artikulli, që ngre jo pak pikëpyetje mbi përdorimin e vaksinës kineze për të siguruar imunizimin e nevojshëm të popullsisë.

Kujtojmë se një studim i kryer në Kili zbuloi se vaksina kineze ishte më pak e dobishme se Pfizer apo Moderna, duke u shprehur se efikasiteti i vaksinës për parandalimin e rasteve të infeksionit me simptoma arrin në 67%. Në Indonezi, vaksina rezultoi 65% efektive në provat klinike. 

Çfarë na pret? 

Sipas NYT “shkalla e rimëkëmbjes nga pandemia nga virusi dhe kthimit në normalitet varet nga vaksinat që qeveritë sigurojnë për popullin e vet”. Prandaj pabarazitë e krijuara ka shumë gjasa të krijojnë një ndarje të thellë në tre kategori të vendeve pas pandemisë: “shtetet e pasura që kanë siguruar vaksina si Pfizer-BioNTech, AstraZeneca apo Moderna, shtetet e varfra që nuk kanë mundësi fare të sigurojnë doza kundër koronavirusit dhe në fund shtete që janë tërësisisht të imunizuar, por që mbeten ende shumë larg nga të qënit të mbrojtur”.

Kina, së bashku me 90 vendet ku bën pjesë edhe Shqipëria sipas gazetës mund të përfundojnë në këtë kategori të tretë, që ka shumë të ngjarë që të përballet me lockdown-e të vazhdueshme, kufizime si dhe shumë sfida ekonomike deri në rikthim të plotë në normalitet.

Nga ana tjetër, Pekini zyrtar që e pa këtë si një mundësi për t’u riafirmuar si një fuqi globale pas pandemisë, vazhdimisht ka mohuar lidhjet mes marrjes së vaksinës së prodhuar nga Sinopharma dhe vijueshmërisë së rritje së kurbës së infektimeve me Covid-19.

Shqipëria imunizon masivisht popullsinë me SinoVac

Tani për tani, falë edhe vaksinimit masiv me SinoVac Shqipëria duket se është futur në rrugën e duhur për daljen nga tuneli i gjatë i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë së fundmi njoftoi se janë kryer në total 901,429 doza të vaksinës kundër Covid-19, prej të cilave 375,629 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Për të shkëputur zinxhirin e infektimeve, vendi ynë ka përvetësuar vaksina nga pothuajse të gjithë shpërndarësit globalë dhe ka lancuar që prej nisjes së këtij viti një fushatë vaksinimi masiv të popullsisë. Dozat e administruara, megjithatë, nuk kanë qenë të njëjtat për të gjithë. Bluzat e bardha, mësuesit si dhe një sërë kategorish të tjera të veçanta janë imunizuar me Pfizer apo AstraZeneca. Per popullsinë “e thjeshtë” është vendosur përdorimi i vaksinës ruse Sputnik V dhe, me shumicë, të asaj kineze Sinovac. Por nëse parashikimet e The New York Times, rezultojnë të vërteta ne ende nuk e kemi hedhur përfundimisht pas krahëve pandeminë.

Përshtatur nga: The New York Times



11 Comments

  1. USA megjithe vaksinat “cilesore” eshte vendi me prekur ne bote.
    Izraeli me 100% Pfizer, lider ne vaksinim ne % te popullsise ka 5 infektime per 1000000 banore.
    Njesoj sikur te kishim ne 15 infektime ne dite, nderkohe qe jemi te fundit per cilesine e vaksinave dhe % e popullsise se vaksinuar.
    Kujt ti besosh?

  2. NYT eshte corporate media. Media neoliberale shebetore e establishmentit USA.
    cfare pritet tjeter … vec konflikt interesi dhe bias
    NYT s’eshte me reference

  3. Pse duket sikur ju te Lapsit rrini mbrapa deres e ferkoni duart duke thene “Ishalla vdesin sa me shume Shqiptare” se keshtu nxjerrim inatin qe kemi me Edi Ramen…..
    Vaksinat nuk kane kombesi, pasi shkencetaret qe marrin pjese ne grupet e punes jane nga te gjitha kombet. Qeverite ne kete rast thjeshte jane financuese. Shqiperia hyn ne vendet qe ka ecur me mire me pandemine dhe kete fakt ju te Lapsit nuk e kundershtoni dot, sado qe germoni neper mediat boterore per te gjetur ndonje gje qe minimizon suksesin e Shqiperise ne lidhje me menaxhimin e pandemise.
    SI i thone atij llafit o nipi i hysniut “Germo, germo, se qenin e ngordhur te vicidolit do gjesh”
    Hajt Suksese ne Jete!

    1. 7 her 7; nese ti thu si rama se jemi vend qe ka ecur mire me pandemin; nuk ja vlen me me ty….Faktet flasin te kunderten; Eurostat ishte besoj qe na rendit te parin ne EU per vdekshmeri per banor me shifra 4 her me te larta vdekjesh;po keshtu Statistika nga SHBA ,,,Lapsi nuk shpik, as shifrat as, (ata m patronazhistesh) . Kjo esht normal sistemi shendetesor pertok me principin cdo gje hapur e grupime cep me cep te vendit Nuk ka mrekulli ketu.Te te vij turp!

  4. hahahhahaha o Lapsi kan mbaruar zgjedhjet….
    as Fevziu s’iu ben me emision per keto karlliqe kshuqe mos harxhoni energji kot

  5. Ne Shqiperi popullata u imunizua ne menyre natyrale, pra u krijua imuniteti i tufes, (me kosto te larte njerezore), keshtuqe nuk ka shume rendesi se cfare vaksine u aplikua sepse 70-80% e atyre qe jane vaksinuar e kishin kaluar COVID-in.

  6. Shumë nga ne komentuesit e kemi perjetuar fenomenin kur e largonim një dashnore, ajo shkonte tek ish dashnori i mëparshëm vetem për të na “plasur” zemren. Edhe Berish kurva, e vertetoj që e paska dashur dashnorin e vet Ameriken, vetem për interes, dhe kur dashnori i tij Amerika e kuptoj kush ishte kurva e tij Berisha, ja dha shqelmin bythve dhe e nxorri në trotuar. Çbëri prostituta Saluçkë Berisha, shkoj të ngushëllohej dhe të ankohej tek prokseneti i tij i mëparshem Franca. Pra puna e prostitutes Sali UDB-ash Berisha, është thjeshtë odiseja e një kurve që nuk din çka është besa, besnikria dhe fjala e nderit, dhe keto veti e çojnë kurven Berisha si të gjitha kurvat e tilla të gjindet në trotuar në moshë të vjeter dhe pa dhëmbë në gojë. Pt’huuuuu rraspihe Viçidoli.

  7. 27:25 ju patronazhistat dalloni nga gomarlleqet qe shisni ne forume.
    Si ishte kjo e jotja?
    “Shkencetaret e vaksinave s’kane kombesi. Qeverite kombetare vetem financojne”
    Sa e pavertete, sa tipike per Ripjellesat neoliberale. Qe SHKBETARIZUAN vendin me politiken e tyre si te brendshme edhe te jashtme te Shqiperise, dhe po falin territore tokesore e detare tek i huaji.

    Kerma te ndyra!

    Vaksina ruse dhe kineze i kane shkencetaret vendas!!! Sepse shtetet e Rusise e Kines jane shtete komb.

    Ndryshe nga vaksinat e perendimit, Astrazeneka Pffizer e Moderna, shtetet e perendimore te te cilave si kurva liberalo-demokratike s’kane me gjak kombetar.

    NYT e amerikes sulmon me propagande pikerisht nje shtet komb si Kina.

  8. Ju befshin mire vaksinat me shurre, edhe nje luge mut, e keni falas paguan shteti i bythqimave dhe kurvave.
    Krenare, trima dhe pak bythqima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *