• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mbetet i plagosur një person

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë. Policia njofton se një automjet me drejtuese G. G., ka përplasur një motor, drejtuesi i të cilit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *