• |
ide | kryesore

Barcelona dhe Messi bashkë deri në 2023: arrihet akordi për rinovimin

-Instant, Sport

Lionel Messi do të zgjasë marrëdhënien e tij me Barcelona për dy sezone të tjera. Kjo është ajo që raportohet nga ‘El Chiringuito’, sipas të cilit nënshkrimi për rinovimin e Pleshtit (kontrata e asit argjentinas skadon më 30 qershor) tani është fare afër. Messi ka gjetur marrëveshjen përfundimtare me Laportan dhe për këtë arsye do të vazhdojë të veshë fanellën Blaugrana, megjithëse kushtet e marrëveshjes së re akoma mbeten për t’u sqaruar, pasi klubi katalanas po përpiqet të kthehet në parametrat e imponuar nga UEFA. Sidoqoftë, duket e sigurt se ‘Pleshti’ do të qëndrojë në ‘shtëpi’ deri për Kupën e Botës në Katar 2022 dhe, vetëm pas kësaj do të vlerësojë eksperienca të reja të mundshme.


Frika e madhe e tifozëve katalanas për të humbur lojtarin e tyre simbol me parametër zero duket se është shmangur, kampioni argjentinas do të zgjasë marrëdhënien e tij me klubin Blaugrana dhe do të qëndrojë në Spanjë për dy sezone të tjera. Në këtë pikë, pritet vetëm firma mbi kontratë dhe njoftimi zyrtar, që duhet të vijë në përfundim të Kupës së Amerikës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu