• |
ide | kryesore

Euro 2020 përcakton katër skuadrat e fundit për 1/8: super sfidë mes Portugalisë e Francës

-Instant, F1, Sport



Panorama e raundit të 1/8 të Euro 2020 fillon të marrë formë. Ekipet që kanë kaluar tashmë fazën e grupeve dhe kanë marrë kualifikimin për në raundin me eleminim direkt janë dymbëdhjetë (Itali, Austri, Zvicër, Uells, Hollandë, Belgjikë, Angli, Francë, Danimarkë, Republikën Çeke, Kroaci dhe Suedi) dhe katër të fundit do të dalin nga ndeshjet e fundit të grupeve të planifikuara sot. Gjithçka është ende e hapur në Grupin F, ku Gjermania nuk mund të dështojë ndaj Hungarisë dhe shpreson në një gabim të Francës ndaj Portugalisë që të kalojë si e parë, ndërsa në Grupin E Spanja do të luajë kualifikimin kundër Sllovakisë dhe Polonia është e dënuar të fitojë kundër Suedisë për të marrë kalimin për në raundin e 16 më të mirëve.

Asnjë gol i pësuar deri më tani nga suedezët dhe në fakt trajneri Andersson do të konfirmojë vijën mbrojtëse me katër në linjë përpara Olsen, me Lustig, Lindelof, Danielsson dhe Augustinsson, ndërsa në mesfushë së bashku me Ekdal do të jenë Larsson, Olsson dhe Forsberg, fitues i ndeshjes kundër Sllovakisë. E vetmja risi do të jetë në sulm, ku Quaison do të formojë dyshen me Isak në vend të Berg. Një ndryshim I vetëm edhe për trajnerin e Polonisë Paulo Sousa, i cili rigjen Krychowiak pas skualifikimit dhe mbështetet te Robert Lewandowski, i cili pas golit kundër Spanjës nuk dëshiron të ndalet për ti dhënë kualifikimin ekipit të tij. Suedia tashmë është e sigurt për raundin tjetër dhe po luan për vendin e parë, ndërsa Polonia domosdoshmërisht duhet të fitojë.

Ashtu si duhet të fitojë edhe Spanja, që nuk mund të dështojë më, pas barazimeve kundër Suedisë dhe Polonisë. Luis Enrique ka nevojë për gola (vetëm një gol në dy ndeshje deri tani) dhe për këtë ai përsëri do të mbështetet te Morata i kritikuar, që do të veprojë në tridhëmbësh me Gerard Moreno dhe ndoshta Oyarzabal. “Fitorja është mënyra e vetme për të kaluar fazën e grupeve. Është pothuajse një ndeshje me eleminim direkt për ne”, tha Luis Enrique në prag. Me një fitore, në fakt, Spanja do të kalonte Sllovakinë për të marrë vendin e dytë në grup (apo edhe të parin, bazuar në rezultatin e Suedi-Poloni), ndërsa me një barazim ose një humbje Furitë e Kuqe pothuajse me siguri do të eliminoheshin. Hamsik dhe shokët e tij të skuadrës ëndërrojnë kualifikimin e dytë në fazat e 1/8 të Kampionatit Europian në histori, pas asaj të vitit 2016, e për tia dalë mjafton një barazim.

Sidoqoftë, në orën 21.00, e gjithë vëmendja është përqendruar tek grupi i vdekjes, Grupi F, ku gjithçka është ende shumë e hapur. Gjermania pret Hungarinë e Marco Rossit (i cili ëndërron një kualifikim të bujshëm) në Allianz Arena dhe synon të marrë vendin e parë, ndërsa dy finalistët e Euro 2016 sfidojnë njëri-tjetrin në ndeshjen tjetër. E vetmja e sigurtë për 1/8 është Franca, që duhet të fitojë për të shmangur rrezikun e një përplasje të menjëhershme kundër Belgjikës ose Hollandës në 1/8, ndërsa në rast të një disfate, Portugalia rrezikon eliminimin e bujshëm. Trajneri lusitanian Santos padyshim që përqendrohet te Cristiano Ronaldo dhe ka rikuperuar Joao Felix, por Diogo Jota duhet të jetë ende në tridhëmbësh nga minuta e parë. “Ne nuk do të bëjmë llogaritje” siguron trajneri francez, Didier Deschamps, i cili konfirmon sulmin e formuar nga Mbappé, Benzema dhe Griezmann dhe ka ndërmend ti japë Rabiot një ndeshje pushim në mesfushë.

Një mundësi për të mos u humbur për Gjermaninë, të cilët janë të sigurt për kualifikim nëse mundin Hungarinë, por mund të kualifikohen në raundin e dytë edhe në rast të barazimit si e treta më e mirë. Në vend të kësaj, hungarezët kanë nevojë për një arritje të bujshme, sepse pas barazimit me Francën mund të kalojnë raundin vetëm duke mundur gjermanët.

EURO 2020 – GROUP E
18:00 Slovakia ? – ? Spain
18:00 Sweden ? – ? Poland

EURO 2020 – GROUP F
21:00 Germany ? – ? Hungary
21:00 Portugal ? – ? France

PROGRAMI I 1/8 TË EURO 2020

E Shtunë 26 Qershor në ora 18:00: Uells v Danimarkë (Johan Cruijff Arena, Amsterdam)

E shtunë 26 qershor në orën 21:00: Itali-Austri (Stadiumi Wembley, Londër)

Të dielën 27 qershor në orën 18:00: Hollandë-E treta D, E ose F (Puskas Arena, Budapest)

Të dielën 27 qershor në orën 21:00: Belgjikë-E treta A, D, E ose F (Estadio de la Cartuja, Sevilje)

E hënë 28 qershor në orën 18:00: Kroaci-E dyta E (Parken Stadium, Kopenhagen)

E hënë 28 qershor në orën 21:00: E para F- E treta A, B ose C (Arena Kombëtare, Bukuresht)

E martë 29 qershor ora 18.00: Anglia v E dyta F (Stadiumi Wembley, Londër)

E martë 29 qershor në orën 21:00: E para E – E treta A, B, C ose D (Hampden Park, Glasgow)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *