• |
ide | kryesore

Fillojnë përgatitjet për Eurovision 2022

-Instant, Paparazzi, Slider

Një delegacion nga transmetuesi italian “RAI” ka udhëtuar drejt zyrave qendrore të EBU në Gjenevë për të nisur përgatitjet për “Eurovision 2022”. Ditën e martë, drejtuesi i RAI Uno, Claudio Fasulo dhe kryetari i delegacionit Simona Matorelli u takuan me supervizorin e Eurovision Martin Osterdahl dhe anëtarë të Eurovision Refrence Group.


Anëtarë të këtij grupi përfshijnë producentë nga transmetuesi, që së fundmi mbajti Eurovision dhe ata punojnë me vendin e ri për t’u siguruar se Eurovisioni do të organizohet ashtu siç duhet. Duke folur për Eurovision.tv, kryetarja e delegacionit italian, Simona Martorelli shpjegoi se si po përgatitet vendi për eventin e vitit të ardhshëm.


“Ka shumë entuziazëm për Eurovision Song Contest në Italy. Fitorja është kombinuar me rilindjen për të cilën Italia ka shumë nevojë. Mezi po presim të punojmë me grupin për të prodhuar një super event në Itali në 2022”, tha kryetarja e delegacionit.

Kjo është hera e parë që të gjithë organizatorët u takuan bashkë pas nisjes së pandemisë. Ndërkohë drejtuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me organizimin. E vetmja gjë që dihet për momentin është se detyra e tyre e parë është që të gjejnë vendin e duhur për organizimin e festivalit. Shumë vende janë ofruar për të mirëpritur Eurovision, duke nisur nga Roma tek Milano dhe Sanremo tek Napoli. Megjithatë pritet që në të ardhmen të mësohet se cili vend do të përzgjidhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu