• |
ide | kryesore

Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, humb jetën një pacient

-Instant, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19 si dhe janë konfirmuar pozitive 20 raste të reja.


Ndërsa, 19 persona janë shëruar nga ky virus. Shifrat janë bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.


Deri tani në Kosovë janë konfirmuar 107 mijë e 693 persona pozitiv me COVID.

Ndërsa, 2 mijë e 254 persona kanë ndërruar si pasojë e virusit që prej fillimit të pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu