• |
ide | kryesore

Macron pret Kurtin në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka filluar takimi në Paris këtë mbrëmje takimi ndërmjet presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Para takimit Macron ka ftuar Kosovën e Serbinë të arrijnë një marrëveshje e të gjejnë kompromis.

“Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë”, – u shpreh Macron.

Macron iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen te e ardhmja evropiane”.

“Ky është interesi i Kosovës”, tha Macron. /LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *