• |
ide | kryesore

Po bën xhiron e rrjetit një deklaratë e Sharon Stone për Meryl Streep

-Instant, Paparazzi, Slider



Një deklaratë e fundit e Sharon Stone për Meryl Streep po bën xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale dhe të gjithë janë të çuditur.

Aktorja 63-vjeçare ndau mendimet e saj mbi praninë e yllit 72-vjeçar në industri në një intervistë me Everything Zoomer muajin e kaluar, por vetëm tani po qarkullon në Twitter dhe mori të tjera përmasa.

Një postim që përmbante një pjesë të intervistës u bë virale dje dhe mijëra njerëz po flasin për këtë gjë.

E pyetur si ishte që “më në fund të punonte me Meryl Streep”, Stone nuk u ndje mirë nga formulimi i pyetjes.

“Më pëlqen mënyra si e the, që më në fund unë punova me Meryl Streep. Nuk the, ‘Meryl, më në fund, punoi me Sharon Stone. Ose, ‘Më në fund, ju punuat bashkë’,” –tha Stone para se të vazhdonte.

“Biznesi u krijua që të gjithë duhet ta kemi zili dhe ta admirojmë Merylin, sepse vetëm Meryl është më e mira. Dhe të gjithë duhet të garojnë kundër Meryl. Unë mendoj se Meryl është një grua dhe aktore e mrekullueshme. Por për mendimin tim, sinqerisht, ka aktore të tjera po aq të talentuara sa Meryl Streep. Ikonografia e Meryl Streep është pjesë e asaj që Hollywood-i bën me gratë”, -tha Sharon në intervistë.

“Viola Davis është një aktore po aq e mirë sa Meryl Streep. Emma Thompson. Judy Davis. Olivia Colman. Kate Winslet, dreqi e mori. Por ju thoni Meryl dhe të gjithë bien në tokë,” vazhdoi ajo.

“Unë jam një antagoniste shumë më e mirë se Meryl dhe jam e sigurt që edhe ajo do të thoshte kështu. Meryl nuk do të ishte po aq e mirë në Basic Instinct ose në Casino. Unë kam qenë më mirë. Dhe unë e di këtë gjë. Dhe ajo e di këtë gjë. Por ne jemi të gjithë të vendosur të mendojmë se vetëm Meryl është aq e mahnitshme saqë kur thoni emrin e saj, mendoni se duhet të ketë qenë e mahnitshme për mua të punoja me të.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *