• |
ide | kryesore

Rama nuk kursehet ndaj BE-së pas dështimit për datën për negociatat: Dështuan ata, jo ne

Arkiva



Edi Rama shigjetoi BE-në nga Shkupi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, një ditë pasi vendet anëtare të unionit europian, për shkak të vetos bullgare, nuk caktuan datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rama foli qartë. Nuk dështoi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por vetë Bashkimi Europian, u shpreh kryeministri shqiptar.

“Nuk është hera e parë që dështojnë në mosdhënies e mundësisë për Konferencën e Parë. Është pak a shumë si një çështje martese, ku gjithçka e ke bërë në rregull, dhe në fund nusja nuk paraqitet. Ne do vazhdojmë të ecim përpara, të bëjmë punën tonë. Ne ishim gati edhe më parë.

Fakti që disa vende më parë deklaronin që Shqipëria nuk është gati, kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk ishte gati vërtet, por kjo lidhet me çështjet e brendshme. Pra, nuk ishim gati, kur Holanda kishte çështjen e zgjedhjeve. Unë jam i shqetësuar sa ne bëjmë progres, jo për këtë. Ne nuk po e bëjmë këtë, pasi disa burra shteti në Bruksel na thonë se duhet të ecim përpara. Nuk jam aspak pesimist, edhe pse ata mund të dështojnë disa herë.

Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Evropë, jemi të rrethuar nga kufij evropianë.

E vetmja keqardhje që kam është se do ishte më mirë të na thonin se ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla, që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, u shpreh kryeministri Rama.



3 Comments

  1. Ahahahah o Narkoman me citjane thuaje dhe nje here se ishte e forte. Nuk deshtoi Shqiperia por deshtoi Europa, ahahahaha ty jo mandatin e trete por dhe dhjete te tjera te ti falin, trapin kemi per ty hyre ne BE. Dhe 1 me 0 per Berishen i cili e futi vendin ne Nato, liberalizoi vizat dhe te la vetem 3 kushte per te plotesuar te cilat ti i cove 15 dhe tani i ben pordhe Evropes. Po te shkosh ne Bruksel te takosh liderat e Europes me kostum dhe atlete nuk te merr njeri seriozisht o hajdar dhe hiq dore nga droga se vajte nje fare moshe tani dhe te ben dem.

    1. Berisha dhe shoket qe i vinin mbrapa nje lloj si templaret drejt israeliti slan gje pa mare e shkatrruat Rama e kishe degjuhar fjalet e enverit jemi feneri i botes sot kemi 8 vite qe po jetojm vertet si feneri i europes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *