• |
ide | kryesore

Rrjeti Vodafone në Europë mundësohet nga burime energjie 100% të rinovueshme

-Instant, Arkiva, Lajme



Vodafone njoftoi sot se duke filluar nga 1 korriku 2021, të gjithë aktivitetet e saj në Europë, përfshirë rrjetet e lëvizshme dhe fikse, qendrat e të dhënave, dyqanet e shitjes me pakicë e zyrat do të furnizohen me energji elektrike 100% nga burime të rinovueshme,  një hap ky më para drejt objektivit të kompanisë për të reduktuar emetimet e saj të karbonit, deri në zero, brenda 2030-ës dhe përgjatë gjithë zinxhirit të bashkëpuntorëve të saj brenda vitit 2040.

Vodafone, që po shënon këtë arritje historike në të gjithë Europën, do të rrisë ndërgjegjësimin për një rrjet të vetin sa më ekologjik nëpërmjet një fushate ku edhe logoja ikonë e Vodafone, do të kthehet e gjelbër në të  gjitha kanalet më të rëndësishme sociale dhe dixhitale në 12 tregjet europiane ku operon.

Vitin e fundit, Vodafone vazhdoi përparimin e konsiderueshëm drejt objektivit për t’i bërë operacionet e kompanisë ekologjike, teksa përshpejtoi rolin që rrjetet dixhitale dhe teknologjia e Vodafone luajnë në përpjekjet për t’iu dhënë zgjidhje ndryshimeve klimatike. Në korrik 2020, Vodafone e përshpejtoi planin për të blerë në Europë energji elektrike nga burime 100 % të rinovueshme, nga korriku i 2025-ës që ishte plani fillestar, në korrikun e 2021 dhe u angazhua që të bëjë të njëjtën gjë në Afrikë brenda 2025-ës.

Drejtori ekzekutiv Vodafone Group, Nick Read, u shpreh: “Prej 1 korrikut  2021, klientët e Vodafone në të gjithë Europën do të kenë një garanci më shumë se rrjeti, që mundëson komunikimin e tyre, do të mbahet tërësisht nga energjia elektrike prej burimeve të rinovueshme. Kjo është arritje historike drejt qëllimit për të reduktuar emetimet tona globale të karbonit deri në zero, brenda 2030-ës, duke i ndihmuar kështu klientët tanë të reduktojnë gjurmët që ata lënë në mjedis dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme në të gjitha tregjet ku operojmë.”

96% e energjisë së përgjithshme që Vodafone ka përdorur gjatë vitit fiskal 2021 ishte në formën e energjisë elektrike të blerë. Pas njoftimit të sotshëm, 100% e energjisë elektrike të blerë nga Vodafone në Europë do të jetë nga burime të rinovueshme përfshirë edhe rastet ku Vodafone është me qira në pronën e dikujt tjetër.

100% e energjisë elektrike që Vodafone përdor për të mundësuar rrjetin e saj europian është çertifikuar që të sigurohet nga burime të rinovueshme si era, dielli, etj. Vodafone ka Marrëveshje direkte për Blerjen e Energjisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë. Në Itali, Gjermani, Irlandë, Hungari, Rumani, Spanjë, Greqi, Turqi dhe Republikën Çeke, Vodafone ka siguruar Certifikata të Energjisë së Rinovueshme (‘REC) ose tarifa. Në Shqipëri, rreth 67% e konsumit të energjisë elektrike sigurohet nga burime lokale të rinovueshme dhe Vodafone ka blerë një sasi të barabartë me sasinë që mbetet nga konsumi vjetor në formën e REC, të siguruara nga partneri ynë në Itali.

 

Vodafone është kompani lider e telekomunikacionit në Europë dhe Afrikë. Objektivi Vodafone është që të “ndërlidhemi për një të ardhme më të mirë”, duke mundësuar një shoqëri dixhitale gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ekspertiza dhe  përvoja e Vodafone jep një mundësi unike për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Rrjetet Vodafone mbajnë të lidhur miqtë, familjet, bizneset dhe qeveritë dhe, siç tregoi më së miri edhe pandemia e COVID-19, roli  ynë  është kyç, për të garantuar ecurinë e ekonomive dhe funksionin e sektorëve të rëndësishëm si arsimi dhe sistemi shëndetësor.

Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni  https://www.vodafone.al/rrjeti-multidimensional/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *