• |
ide | kryesore

Tentoi të vrasë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari në Maliq

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar me iniciale J. Q. është arrestuar pasi sipas policisë pas një sherri për shkaqe banale ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.

Policia njofton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, 30-vjeçari gjatë një konflikti B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, ka  qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime

Blutë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *