• |
ide | kryesore

Video/ Goli i dytë më i shpejtë në Europian, dy dygolësha, por në fund Suedia dërgon në shtëpi Poloninë

-Instant, Sport, Video

Lewandowski nuk mjafton. Polonia humbet 3-2 në Shën Petersburg përballë Suedisë dhe shkon në shtëpi si e fundit. Dy golat e Forsberg, të barazuar me golat e Lewas, janë zemra e ndeshjes, shumë e nderë me kalimin e minutave. Goli përfundimtar i Claesson shërben për të përcaktuar renditjen (me Skandinavët tashmë në raundin e dytë që para kësaj sfide): Suedia e mbyll grupin në vendin e parë dhe do të gjejë në 1/8 një nga të tretat më të mira.



NISJE SHOCK PËR POLAKËT — Loja ishte menjëherë e “çmendur”. Pas dy minutash Suedia kaloi në avantazh dhe goli nuk u ndërtua mbi baza racionale. Forsberg pati shumë fat në dy përplasje dhe numri 10 i Leipzig shënoi me një diagonale të saktë. Kishin kaluar saktësisht 81 sekonda, mjaftueshëm për ta bërë golin e dytë më të shpejtë në historinë e Europianëve, pas vetëm rusit Kirichenko në 2004 kundër Greqisë (65 sekonda). Reagimi polak është i paqëndrueshëm, nuk lë gjurmë. Deri në minutën e 18’, kur nga një goditje këndi të Zielinskit, Lewandowski tronditi dy shtylla me një goditje përpara se të futej në rrjetë vetë, me topin që i kaloi mes këmbëve. Komike të mendosh që ishte ai që gaboi tre herë.

SHPRESA POLAKE — Ishte logjike një pjesë e dytë në ngjyrat kuqebardhë, por në ofensivën insistuese të polakëve, dënimi erdhi nga Kulusevski, në fushë prej vetëm 4 minutash, që fluturoi në të djathtë dhe shërbeu për Forsberg. Sulmuesi shënon 2-0 dhe golin e tretë personal në turne. Polonia është praktikisht e gjitha vetëm Lewandowski. Kuptohet qartë në minutën e 61 kur niset në fushë të hapur, arrin brenda zonës dhe me dy mbrojtës suedezë përpara dizenjon një parabolë në kryqëzimin e largët, duke kthyer polakët në lojë.

NJË FUND VIBRUES — Duhet të fitonte dhe duheshin dy gola, por Polonia ishte në lojë. Dhe ishte akoma Lewandowski që mbajti një komb të tërë në këmbë. Mbrojtja suedeze e humbi nga sytë aq sa sulmuesi të fiksonte 2-2. Në 6 minutat që mbeteshin deri në të 90 pa llogaritur 5 minutat shtesë, kishte shpresë për një gol që do ti kualifikonte polakët, por ëndërrën ia theu Claesson, që mposhti Szczesny në minutën e 94 ‘dhe mbylli të gjitha diskutimet. Suedia e para, Spanja e dyta, Sllovakia dhe Polonia në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu